Policja e Kosovës përfundon trajnimin në Akademinë Kombëtare të FBI-së

/cnt/019d05c1-7aa9-74a0-a3f5-cc5d8881ba39__m.webp

Major Vjollca Hoti nga Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin prestigjioz në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e saj profesionale dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, ka njoftuar sot Policia e Kosovës. Policia tha se Akademia Kombëtare e […]

Policia tha se Akademia Kombëtare e FBI-së është një nga programet më të avancuara të trajnimit për zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit, ku përfshihen tema si lidershipi, menaxhimi strategjik, teknikat bashkëkohore hetimore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftimin e krimit.

“Përfundimi i Akademisë së FBI-së nga major Hoti përfaqëson një vlerë të shtuar për Policinë e Kosovës, duke sjellë përvoja dhe njohuri të avancuara që do të ndikojnë në forcimin e lidershipit, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe avancimin e praktikave moderne të policimit. Major Hoti ka më shumë se 25 vjet përvojë pune në Policinë e Kosovës, ku gjatë gjithë karrierës së saj ka shërbyer në pozita të rëndësishme në fushën operacionale. Ajo ka udhëhequr njësi dhe struktura policore në mjedise sfiduese, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha gjithashtu se kjo arritje njëkohësisht reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës për zhvillim profesional dhe për fuqizimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të sigurisë publike.

“Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në veçanti Departamentit të Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë në Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe zyrës së FBI-së në Sofje, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve profesionale, trajnimeve të avancuara dhe bashkëpunimit të pandërprerë në forcimin e sigurisë dhe standardeve të policimit”.

TË NGJASHME
Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Policia shqiptare arreston një kosovar, ishte i dënuar në Holandë për pastrim parash

Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

Para tre vjetësh Kurti më zë e figurë thoshte se ka Asociacion, sot krenohet që se bëri (VIDEO)

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Shtetasi shqiptar ekstradohet në Kosovë për keqpërdorim të dokumenteve në Vushtrri

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Kurti pasi “lëshoi pe”: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që dyshohet se kishin fshehur rreth 1 milion € në automjet

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje