Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

/cnt/019d25a0-03f8-73a0-86c1-6dd766333ce2__m.webp

Turqia po përgatitet për një sfidë vendimtare në rrugën drejt ëndrrës së Botërorit dhe trajneri Vincenzo Montella u ka kërkuar lojtarëve të tij një paraqitje perfekte. Në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së “play-off”-it kundër Rumanisë, përzgjedhësi i kombëtares turke e theksoi peshën e madhe të kësaj ndeshjeje, duke e krahasuar me një […]

Në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së “play-off”-it kundër Rumanisë, përzgjedhësi i kombëtares turke e theksoi peshën e madhe të kësaj ndeshjeje, duke e krahasuar me një finale të vërtetë për ekipin e tij.

“Për ne dhe për të gjithë vendin është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kanë kaluar shumë vite nga pjesëmarrja jonë e fundit në Botëror dhe duam t’i japim fund kësaj nostalgjie. Duhet ta luajmë një ndeshje të plotë, të jemi gati për çdo moment dhe për çdo reagim, duke i qëndruar besnikë stilit tonë të futbollit. Duke qenë një ndeshje teke, do të jetë si një finale dhe në momentet e vështira duhet të tregojmë unitet”, shpjegoi Montella.

Trajneri u pyet edhe nëse një eliminim i mundshëm mund ta vërë në diskutim pozicionin e tij në bankinë. Përgjigjja e tij ishte e qartë:

“Sinqerisht nuk e prisja një pyetje të tillë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por jam i lumtur dhe krenar që jam këtu. Nuk mendojmë për humbjen, objektivi ynë është i qartë”.

Kombëtarja turke synon të rikthehet në Kupën e Botës pas një mungese shumë të gjatë, pasi pjesëmarrja e fundit daton në vitin 2002.

Në rast se Turqia e mposht Rumaninë dhe Kosova Sllovakinë, atëherë në finale të “play-off”-it do të ketë një përballje mes Dardanëve dhe turqve, raporton Express, transmeton Periskopi

TË NGJASHME
Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë