Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

/cnt/019d259f-fc22-71ef-8d56-f1d890e0aa46__m.webp

E ka treguar vazhdimisht se nuk heq dorë nga të preferuarit e tij. Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, është një nga konservatorët e profesionit, e dihet se të tillë si Asllani, Bajrami, Shehu, Ajeti e Manaj janë lojtarët më të besuar të tij, si dikur Asani, pa harruar Hysajn e Mitajn. Gjithsesi, në prag të duelit […]

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, është një nga konservatorët e profesionit, e dihet se të tillë si Asllani, Bajrami, Shehu, Ajeti e Manaj janë lojtarët më të besuar të tij, si dikur Asani, pa harruar Hysajn e Mitajn.

Gjithsesi, në prag të duelit përcaktuese në plej ofin e Botërorit, tekniku brazilian e sheh veten në vështirësi më të mëdha për të zgjedhur formacionin.

Jo vetëm sepse ka mungesa si ato të Manajt, Dakut e Berishës, por sidomos sepse në ekip sot ka 26 lojtarë që konkurrojnë fort për 11 vende në fushë.

Forma e jashtëzakonshme e Ernest Muçit në Turqi ka bërë që Silvinjo ta konsiderojë më seriozisht atë që e ka pasur zëvendësues luksi.

Edhe më problem është shpërthimi i Anis Mehmetit, i cili mund të thuhet se e ka siguruar me dhunë vendin në kombëtare.

Me formën e shkëlqyer në Angli, ai e meriton të luajë që nga minuta e parë, por me gati 3 vjet mungesë te kuqezinjtë, nuk është e lehtë për trajnerin që ta hedhë në fushë si titullar.

Ndoshta, do të vendoset në momentin e fundit, me Muçin që ka më shumë shanse, por edhe me Mehmetin që nuk mund të anashkalohet.

Braziliani ka të sigurt portën, mbrojtjen e mesfushën, pasi lojtarë si Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Ajeti, Shehu, Asllani e Laçi nuk lënë vend për dyshim.

Duhet parë nëse Bajrami do të jetë në repartin e sulmit, apo aty do të luajnë Broja e Uzuni, shkruan abcnews.

Silvinjo nuk ka probleme me lojtarët që ka grumbulluar, të gjithë janë në formë të mirë, ndonëse Broja ka luajtur pak ndërsa Ramadani, Uzuni e Gripshi kanë ardhur me vonesë.

Vlen të theksohet se tekniku pati minuta të tëra duke i vendosur lojtarët për të provuar penalltitë, pasi ndeshja ndaj Polonisë në Varshavë mund të vendoset edhe nga 11-metërshat.

TË NGJASHME
Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë