Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

/cnt/019d25a0-0ddc-7604-8644-dafe20278a6c__m.webp

Në letër, Polonia nuk është një rival komod, këtë e ka vërtetuar e kaluara, por historia ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Pa diskutim që Lewandowski me shokë zbresin në Varshavë, në shtëpinë e tyre, me stofin e një ekipi favorit, kjo edhe për shkak të traditës, por kuqezinjtë besojnë, fundja e kanë të […]

Pa diskutim që Lewandowski me shokë zbresin në Varshavë, në shtëpinë e tyre, me stofin e një ekipi favorit, kjo edhe për shkak të traditës, por kuqezinjtë besojnë, fundja e kanë të freskët ndjesinë se si fitohet kundër Polonisë.

Dy ekipet përfaqësuese janë përballur 15 herë ndërmjet tyre, me bilancin që anon dukshëm nga ana e polakëve me 10 fitore. Vetëm 2 në dy raste kemi arritur të triumfojnë, ndërsa 3 takime janë mbyllur në barazim.

Në 15 përballje, Shqipëria ka arritur të shënojë 10 gola, por ka pësuar 20.

Siç ndodh shpesh në ndeshje të tillë, në këtë diskutim favoritësh, është përfshirë edhe OPTA.

Në bazë të të dhënave të përfshira, grupi i lojtarëve në dispozicion, vlera e tyre në treg, dhe faktorë të tjerë, super kompjuteri i OPTA-s ka analizuar këtë përballje kokë më kokë ku pas 1 mijë simulimeve ka dalë në një përfundim:

Polonia shihet favorite absolute në këtë përballje me 56,6% shanse për të fituar, ndërsa Shqipëria ka 20,9% shanse për të fituar, shkruan Balkanweb.

Pavarësisht këtyre statistikave, historia e futbollit, aq më tepër në kohët e sotme ka vërtetuar se asgjë nuk është e pamundur, aq më tepër në një ndeshje teke ku diferencat mes dy ekipeve nuk janë aq të mëdha.

Të gjithë në radhët e ekipit përfaqësues besojnë se mund ta kalojnë këtë pengesë.

TË NGJASHME
Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë