Gazeta e famshme italiane: Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë

/cnt/019d259f-f18a-7783-8fce-d8dc1be36d96__m.webp

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e parë në përballjen jetike ndaj Sllovakisë, kështu raporton gazeta e madhe italiane “Tuttosport”. Gazeta në fjalë ka bërë një analizë për yllin e Kosovës para kësaj ndeshje vendimtare, duke përmendur faktin se kualiteti i anësorit është tepër i rëndësishëm për “Dardanët”. Gjithnjë në bazë të raportit, […]

Gazeta në fjalë ka bërë një analizë për yllin e Kosovës para kësaj ndeshje vendimtare, duke përmendur faktin se kualiteti i anësorit është tepër i rëndësishëm për “Dardanët”.

Gjithnjë në bazë të raportit, Zhegrova ka gjasa reale të jetë nga minuta e parë, ndërsa ndër të tjera e cituan Franco Fodan si admiruesi më i madh i lojtarit.

“Kosova mund të ketë një ndikim shërimi te Zhegrova, i cili po vëzhgohet nga afër prej Fodas, admiruesi i tij më i madh. Ai pritet të nisë nga fillimi nesër mbrëma, me skuadrën ballkanike që synon një vend në finalen e play-offit të Kupës së Botës kundër Sllovakisë”.

“Është një ndeshje ‘bëjë ose vdis’, në të cilën kualiteti i Edonit mund ta bëjë dallimin”.

Përndryshe, “Tuttosport” shton se edhe e ardhmja te Juventusi mund të përmirësohet për Zhegrovën nëse e dëshmon kualitetin në këto dy ndeshje.

“E ardhmja te Juventusi gjithashtu varet nga kombëtarja. Për një lojtar kreativ si Zhegrova kjo nuk është e mjaftueshme. Paraqitjet për Kosovën mund të jenë informacion i shtuar për Spallettin, i cili kurrë nuk ka ndaluari së besuari te djaloshi i cili shfaqë shenja kampioni në stërvitje”.

Përndryshe, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 21:00./Telegrafi/

TË NGJASHME
Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Ish-portieri sllovak: Kosova është shumë e fortë, ndaj tyre na duhet edhe fat

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Turqia mund të përballet me Kosovën në finale, flet trajneri Montella

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët

Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

Statistikat dhe OPTA, Poloni – Shqipëri, ja kush është favorite

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Barcelona fillon punën për marrëveshjen verore me yllin e Serie A

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Ylli i Sllovenisë ngrit në qiell Kosovën: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Tifozët kosovarë mbesin të bllokuar qe një orë në aeroportin e Bratisllavës

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kuqezinjtë nisen drejt Varshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë