Cili gjalpë arroresh ju mban më të shëndetshëm?

/cnt/019c962f-c6bc-7cea-a284-d5182993061e__m.webp

Gjalpi i kikirikut, i bajames, i shqemes apo edhe tahini, që është gjalpi i susamit, dhe gjalpi i farave të lulediellit janë produkte shumë të përdorura në kuzhinë. Përveçse i japin shije sanduiçeve, salcave apo smoothieve (pije të përgatitura në shtëpi), ato janë të pasura me lëndë ushqyese. “Çdo arrore apo farë ka përzierjen e […]

“Çdo arrore apo farë ka përzierjen e vet unike të lëndëve ushqyese dhe përfitimeve shëndetësore, prandaj rekomandoj të provoni lloje të ndryshme për të shtuar vlera ushqyese dhe shije në vakte”, ka thënë dietologia Maxine Yeung, ka shkruar RealSimple.

Megjithatë, kur tre dietologë u pyetën se cilin zgjedhin më shpesh për vete, përgjigjja ishte e njëjtë: gjalpin klasik të kikirikut.

Çka duhet të kontrolloni në etiketë?

Sipas ekspertëve, sekreti qëndron te lista e përbërësve.

“Kur kërkoni një gjalpë të shëndetshëm arroresh, idealisht duhet të ketë vetëm një përbërës… arrore”, shpjegon dietologia Courtney Pelitera.

Ajo paralajmëron se shumë produkte përmbajnë vajra të shtuar, sheqer apo shtesa të tjera që rrisin kaloritë dhe ulin vlerën ushqyese.

Dietologia Lindsey Joe këshillon të kontrollohen kripa dhe sheqeri i shtuar.

“Këta janë dy përbërës që zakonisht i konsumojmë më tepër se sa duhet. Zgjidhni produkte me sa më pak kripë dhe pa sheqer të shtuar për të ulur rrezikun e tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2”, ka thënë ajo.

Si rregull i përgjithshëm:
-0 gram sheqer të shtuar
-më pak se 200 mg natrium për racion
-më pak se 4 gramë yndyrë të ngopur

Pse gjalpi i kikirikut doli në krye?

“Për mendimin tim, asgjë nuk e mund gjalpin klasik të kikirikut. Është i ëmbël dhe i kripur njëkohësisht dhe shkon me pothuajse çdo gjë”, ka thënë Yeung.

Pelitera ka shtuar se dy lugë gjelle gjalpë i thjeshtë kikiriku përmbajnë 8 gramë proteina, pak yndyrë të ngopur (1-2 gramë) dhe pak fibra.

“Ai përmban gjithashtu yndyra të shëndetshme mono dhe poli-të pangopura që ndihmojnë në uljen e yndyrës së dëmshme në gjak”, ka thënë ajo.

Edhe Joe ka theksuar se kikirikët kanë më shumë proteina se çdo arrore tjetër, rreth 8 gramë për racion.

Sipas studimeve, konsumimi i rregullt i kikirikëve lidhet me rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2, sidomos te gratë.

Gjalpi i kikirikut është gjithashtu i pasur me antioksidantë, sidomos vitaminë E, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe forcimin e imunitetit.

Si ta konsumoni në mënyrë të shëndetshme?

Ekspertët sugjerojnë ta përdorni:
-me bukë të thekur në mëngjes
-si të lyer në mollë apo selino
-në lëngje të përgatitura në shtëpi apo smoothie
-në tërshërë
-në salca për perime apo makarona

Megjithatë, kujdes me sasinë.

“Është e rëndësishme të respektohet masa, sepse nuk është ushqim me pak kalori. Porcioni është dy lugë gjelle dhe është shumë e lehtë ta teproni”, ka paralajmëruar Pelitera.

Edhe Yeung ka shtuar se këto gjalpe janë të pasura me yndyrë dhe kalori, prandaj sasitë mund të shtohen shpejt pa e kuptuar./Periskopi/

TË NGJASHME
Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Shërohuni më shpejt nga ftohja duke përdorur këto truke shtëpiake

Shërohuni më shpejt nga ftohja duke përdorur këto truke shtëpiake

Studim: Testi i thjeshtë i gjakut mund të parashikojë se kush ka më shumë gjasa të jetojë më gjatë

Studim: Testi i thjeshtë i gjakut mund të parashikojë se kush ka më shumë gjasa të jetojë më gjatë

A vuani nga dhimbja e dhëmbëve? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e këtij ushqimi

A vuani nga dhimbja e dhëmbëve? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e këtij ushqimi