Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

/cnt/019cb43d-8196-7aa3-a7d7-8aa5ddc9089d__m.webp

Pacientët me tumore agresive të trurit po privohen nga teste gjenetike që mund t’u hapnin rrugën trajtimeve potencialisht shpëtuese, paralajmëron organizata Brain Cancer Justice. Sipas saj, megjithëse në Mbretërinë e Bashkuar ka barna të reja që targetojnë mutacione specifike, pacientët nuk mund t’i përfitojnë ato pa kryer më parë analiza gjenetike – të cilat aktualisht […]

Sipas saj, megjithëse në Mbretërinë e Bashkuar ka barna të reja që targetojnë mutacione specifike, pacientët nuk mund t’i përfitojnë ato pa kryer më parë analiza gjenetike – të cilat aktualisht nuk ofrohen rutinë nga NHS për këtë kategori.

Shifra alarmante

Kanceri i trurit prek rreth 12,000 britanikë çdo vit dhe shkakton afro 5,000 vdekje. Forma më e rëndë, glioblastoma, ka një mbijetesë mesatare prej 12–18 muajsh. Vetëm 5 për qind e pacientëve jetojnë pesë vjet pas diagnozës, sipas The Brain Tumour Charity.

Mbretëria e Bashkuar renditet ndër vendet me normat më të ulëta të mbijetesës në botën e zhvilluar për këtë lloj kanceri.

Pse kërkohen testet?

Gjatë dekadës së fundit, NHS ka zgjeruar aksesin në testime gjenetike për disa lloje kanceri, pasi shumë trajtime moderne funksionojnë vetëm tek pacientët me mutacione të caktuara.

Megjithatë, pacientët me tumore të trurit zakonisht nuk testohen, pasi shumica e këtyre tumoreve nuk konsiderohen të shkaktuara drejtpërdrejt nga mutacione të trashëguara.

Sipas Brain Cancer Justice, kjo i lë pacientët jashtë mundësisë për barna të reja si vorasidenib – një terapi e synuar për pacientët me mutacionin IDH, që sipas studimeve ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit.

Organizata ka nisur një peticion që kërkon ofrimin e testimit gjenetik për të gjithë pacientët me kancer të trurit. Më shumë se 100,000 persona e kanë nënshkruar tashmë, çka e detyron Parlamentin ta shqyrtojë për debat.

Reagimi zyrtar

Një zëdhënës i Department of Health and Social Care deklaroi se çdo diagnozë e kancerit të trurit ka ndikim të thellë për pacientët dhe familjet e tyre. Sipas tij, Plani Kombëtar për Kancerin synon përmirësimin e mbijetesës për kanceret e rralla përmes diagnostikimit më të hershëm, trajtimeve më të mira dhe kërkimit shkencor.

Qeveria ka investuar mbi 25 milionë paund në konsorciumin kërkimor për tumoret e trurit dhe mbi 141 milionë paund për kërkime në fushën e kancerit gjatë vitit 2024/25.

TË NGJASHME
Ushtrimet që lehtësojnë dhimbjen dhe ato që e përkeqësojnë artritin

Ushtrimet që lehtësojnë dhimbjen dhe ato që e përkeqësojnë artritin

Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit: Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore

Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit: Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

Këto sëmundje konsideroheshin të pashërueshme, tani përmes inteligjencës artificiale gjithçka po ndryshon për mirë

Këto sëmundje konsideroheshin të pashërueshme, tani përmes inteligjencës artificiale gjithçka po ndryshon për mirë

Paraliza e gjumit: Pse ndodhin “demonët” e natës

Paraliza e gjumit: Pse ndodhin “demonët” e natës

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin