Qepa, ilaçi që shëron të gjitha këto sëmundje

/cnt/019c9636-4aac-79bb-8eeb-492192a714f3__m.webp

E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore. Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun […]

Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).

Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë. Ajo ndihmon në:

Rënien e flokëve (alopecia areata). Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).

Diabeti. Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.

Tensioni i lartë i gjakut. Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.

Obeziteti. Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë, raporton living.al, transmeton Periskopi.

Celuliti. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi i një kremi për lëkurën që përmban ekstrakt të qepës, gotu kola dhe acid hyaluronic për 12 javë ndihmon në zbehjen e celulitit dhe shenjave të lindjes.

Astma

Bronkiti

Dhimbje në stomak

Temperaturë

Ftohje

Kollë

Inflamacion në gojë dhe fyt

Mungesë oreksi

Parandalimi i sforcimit të arterieve (arteroskleroza)

Gjendje të tjera shëndetësore

Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vlerësuar efikasitetin e qepës për këto përdorime./Periskopi

TË NGJASHME
Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Shërohuni më shpejt nga ftohja duke përdorur këto truke shtëpiake

Shërohuni më shpejt nga ftohja duke përdorur këto truke shtëpiake

Studim: Testi i thjeshtë i gjakut mund të parashikojë se kush ka më shumë gjasa të jetojë më gjatë

Studim: Testi i thjeshtë i gjakut mund të parashikojë se kush ka më shumë gjasa të jetojë më gjatë

A vuani nga dhimbja e dhëmbëve? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e këtij ushqimi

A vuani nga dhimbja e dhëmbëve? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e këtij ushqimi