Perimet që mbrojnë zemrën nga sëmundjet

/cnt/019c9634-2ada-7638-84ea-03dc8234a68f__m.webp

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se personat që konsumojnë më shumë perime, sidomos brokoli, lakër, lakër të vogël dhe lulelakër, janë më pak të prekur nga arterioskleroza. Arterioskleroza është një nga shkaktarët kryesorë të atakut në zemër dhe ishemisë. Studimet shkencore konfirmojnë se ngrënia e perimeve të tilla në rini, ju ndihmon të […]

Arterioskleroza është një nga shkaktarët kryesorë të atakut në zemër dhe ishemisë.

Studimet shkencore konfirmojnë se ngrënia e perimeve të tilla në rini, ju ndihmon të mbani enët e gjakut të shëndetshme edhe në pleqëri.

Një prej studimeve sugjeron se një regjim ushqimor i pasur me perime ju mbron nga dëmet në sistemin kardiovaskular.

Perimet e familjes botanike ‘Cruciferous’ përfshijnë rukolën, lakrën, lulelakrën dhe brokolin.

Në këtë grup përfshihen edhe lakra e vogël apo siç njihet lakra e Brukselit, sallata e ujit, lakrat e egra apo edhe rrepa.

Ato janë të pasura me fibër, vitamina C, E, K dhe minerale.

Perimet për shëndetin kardiovaskular

Gjatë gatimit, disa prej substancave kryesore të këtyre perimeve aktivizohen dhe mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.

Megjithatë, deri më tani, studimet kanë konfirmuar se konsumi në rritje i perimeve pakëson gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Arterioskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me akumulimin e kolesterolit, molekulave të yndyrës, kalciumit e të tjerë në gjak.

Me kalimin e kohës, enët e gjakut ngushtohen e forcohen.

Kështu ato pengojnë qarkullimin e gjakut dhe transportimin e oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë.

Eventualisht, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton atak në zemër, ishemi dhe vdekje të parakohshme.

Perimet e duhura kundër arteriosklerozës

Të dhënat tregojnë se regjimi mesdhetar është efikas në mbrojtjen e enëve të gjakut.

Arsyeja përse këto regjime ushqimore janë të suksesshme është se ato përfshijnë konsumin e shumë perimeve.

Perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli apo të kuqe janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Këtu futen edhe bishtajat, barishtet, qepët, hudhra, preshi, brokoli, lulelakra e të tjerë janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore.

Ngrënia e këtyre perimeve dhe në veçanti brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, garanton mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut.

Këto perime mbrojnë enët e gjakut në vazhdimësi./AgroWeb.org/Periskopi/

TË NGJASHME
Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Testet gjenetike që mungojnë për tumoret e trurit

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë menjëherë në mëngjes?

Shërohuni më shpejt nga ftohja duke përdorur këto truke shtëpiake

Shërohuni më shpejt nga ftohja duke përdorur këto truke shtëpiake

Studim: Testi i thjeshtë i gjakut mund të parashikojë se kush ka më shumë gjasa të jetojë më gjatë

Studim: Testi i thjeshtë i gjakut mund të parashikojë se kush ka më shumë gjasa të jetojë më gjatë

A vuani nga dhimbja e dhëmbëve? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e këtij ushqimi

A vuani nga dhimbja e dhëmbëve? Mund ta lehtësoni atë me ndihmën e këtij ushqimi