Zjarri i madh në Tiranë, shkon në 5 numri i të lënduarve, asfiksohet edhe një zjarrfikës (Foto)

/cnt/019d8cf0-ede3-7c30-84a2-edd521e1fa50__m.webp

Si pasojë e një zjarri të madh që ka përfshirë një ndërtesë në Tiranë, pasditen e së martës, ka shkuar në pesë numri i të lënduarve. Kurse, një tjetër zjarrfikës është paraqitur për ndihmë mjekësore pranë QSUT, pasi ka shfaqur probleme nga tymi i dendur i shkaktuar nga flakët. Më herët, është raportuar edhe për […]

Kurse, një tjetër zjarrfikës është paraqitur për ndihmë mjekësore pranë QSUT, pasi ka shfaqur probleme nga tymi i dendur i shkaktuar nga flakët.

Më herët, është raportuar edhe për 4 të lënduar, të cilët janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.

Ata janë dërguar në urgjencën e QSUT për trajtim mjekësor, raportojnë mediat nga Shqipëria.

Forcat zjarrfikëse po vazhdojnë t’i evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit që ndodhet në afërsi të spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytetin shqipar.

Kurse, edhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë pjesën e jashtme të kësaj ndërtese.

Në vendin e ngjarjes, përveç forcave policore dhe njësiteve të zjarrfikësve, ka dal edhe ministri i brendshëm, Besfort Lamallari./Periskopi

 

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë, zjarrfikësit shpëtojnë banorët

TË NGJASHME
Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

0:000:00