Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

/cnt/019c963a-9ce9-7bab-b3cb-5e3d7493dfde__m.webp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, një prej partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha se gjuha shqipe atje është “në rrezik”. Gjatë një paneli diskutimi në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ahmeti tha se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”. “Sa i […]

Gjatë një paneli diskutimi në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ahmeti tha se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që mendoj që duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë”, tha ai.

Ahmeti tha se “gjuha shqipe në Maqedoni, me marrëveshje ndërkombëtare, të nënshkruar dhe të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me garantues të dërguarin e George Bushit, president i asaj kohe”.

Ai tha se garantuese e asaj marrëveshjeje është edhe NATO.

Ahmeti tha se është e përbashkët përgjegjësia për ta mbrojtur Marrëveshjen e Ohrit të gushtit të vitit 2001 që i dha fund luftës në Maqedoninë e Veriut. Ajo marrëveshje siguroi, ndër tjerash, që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare dhe të rritej pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet qeveritare, polici e ushtri.

“Përgjegjësinë e kemi të përbashkët: Washington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri në bashkjetetsë, në bashkqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.

TË NGJASHME
Të premten seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Të premten seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

0:000:00