Të premten seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

/cnt/019d53bd-7948-7c34-912b-ed10fbdca36c__m.webp

Të premten, më 17 prill, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancën e rregullt plenare të radhës. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga nënkryetari Ardian Gola, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. “Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit […]

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga nënkryetari Ardian Gola, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

“Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës, nr. 07/07, datë 30.03.2026, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se “pikë e fundit e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Në fund të njoftimit theksohet se “në mbledhjen e sotme Kryesia e Kuvendit ngarkoi administratën që të bëjë publikimin e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj”./Periskopi

TË NGJASHME
Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

0:000:00