Gjykata del me njoftim pasi i dënoi me burgim Arlind Manxhukën, Egzon Azemin dhe dy tjerë

/cnt/019d8cf0-e967-7bb2-bf20-9cacb4aa7bb3__m.webp

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve, zëdhënësit të Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetit të VV-së Egzon Azemi për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit nga neni 141 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të akuzuarve Q.E. dhe E.Z. për veprën penale […]

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi janë shpallë fajtor dhe “janë dënuar secili me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muajsh, për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërsa, “të akuzuarit Q.E. dhe E.Z. janë shpallë fajtor dhe janë dënuar secili me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh, për veprën penale Kanosja”.

Dënimi sipas këtij aktgjykimi do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të akuzuarit janë obliguar të paguajnë secili nga 200 (dyqind) euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale, si dhe nga 100 (njëqind) euro secili në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se “të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike”.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

TË NGJASHME
Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’ – raport

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë këtë javë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

Përzgjedhja e bordeve të RTK’së e KPM’së: AGK të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

I vazhdohet mandati Petrit Ajetit, mbetet në krye të AKI’së edhe për pesë vite

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

0:000:00