VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave

/cnt/019ddb12-f129-7b4a-a61c-f81ac21b4133__m.webp

Arsenal dhe Atletico Madrid e mbyllën baras ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në një përballje me shumë tension, ndërhyrje të VAR-it dhe dy penallti, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1. Arsenali arriti të kalojë i pari në epërsi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 43-të, pas një ndërhyrjeje të David […]

Arsenali arriti të kalojë i pari në epërsi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 43-të, pas një ndërhyrjeje të David Hanckos, gjyqtari Danny Makkelie akordoi penallti.

Viktor Gyokeres realizoi saktë në minutën e 44-të për 0-1, duke mposhtur Jan Oblakun.

Atletico reagoi në pjesën e dytë dhe e rriti presionin, sidomos përmes Lookman dhe Griezmann. Fraksioni i dytë u karakterizua nga vendime të diskutueshme dhe rishikime të VAR-it, me vendasit që kërkonin me ngulm barazimin, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Moment kyç erdhi në minutën e 55-të, kur pas një rishikimi në VAR, u akordua penallti për Atleticon pas një pretendimi për prekje me dorë në zonë.

Julián Álvarez mori përgjegjësinë dhe në minutën e 56-të e dërgoi topin në rrjetë për 1-1, duke rikthyer baraspeshën dhe duke ndezur edhe më shumë atmosferën.

Atletico ishte pranë përmbysjes kur Griezmann goditi traversën në minutën e 63-të, ndërsa Lookman pati dy raste të mira, por pa gjetur kuadratin.

Ndeshja pati edhe një tjetër moment të nxehtë në minutën e 78-të, kur Makkelie fillimisht akordoi penallti për Arsenalin, por pas rishikimit me VAR vendimi u anulua dhe loja vazhdoi pa goditje nga pika e bardhë.

Edhe Arsenali pati mundësi në fund, me Declan Rice që provoi nga distanca në minutën e 89-të, por topi kaloi ngushtë pranë shtyllës.

Me rezultatin 1-1, gjithçka mbetet e hapur: pas një jave në ndeshjen e kthimit do të përcaktohet finalisti i këtij çifti, në një duel ku detajet dhe momentet e vogla pritet të bëjnë diferencën. /Periskopi/

TË NGJASHME
Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Simeone dhe djali i tij e sulmuan fizikisht mbrojtësin e Arsenalit sepse eci mbi stemën e Atleticos

Simeone dhe djali i tij e sulmuan fizikisht mbrojtësin e Arsenalit sepse eci mbi stemën e Atleticos

Ekipet arabe ia mësyjnë Raphinhas

Ekipet arabe ia mësyjnë Raphinhas

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

Gjithçka e barabartë – Alvares ia kthen me penallti Arsenalit

Gjithçka e barabartë – Alvares ia kthen me penallti Arsenalit

Arsenali përpara – Gyokeres e gjen goli nga penalltia ndaj Atletico Madridit në Champions

Arsenali përpara – Gyokeres e gjen goli nga penalltia ndaj Atletico Madridit në Champions

Ylli portugez realizon në derbin e Arabisë

Ylli portugez realizon në derbin e Arabisë

FBK i kërkon Sigal Prishtinës dhe Pejës t’i mbajnë Kuvendet Zgjedhore deri më 26 qershor

FBK i kërkon Sigal Prishtinës dhe Pejës t’i mbajnë Kuvendet Zgjedhore deri më 26 qershor

Atletico Madrid-Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Atletico Madrid-Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi

Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi

0:000:00