FBK i kërkon Sigal Prishtinës dhe Pejës t’i mbajnë Kuvendet Zgjedhore deri më 26 qershor

/cnt/019ddb13-0c5d-77e4-ac1e-e735dd72038b__m.webp

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u ka kërkuar KB Sigal Prishtinës dhe KB Pejës që t’i mbajnë Kuvendet e rregullta Zgjedhore jo më vonë se 26 qershori 2026. Në të njëjtën kohë, FBK ka kërkuar edhe nga të gjitha klubet anëtare që të organizojnë Kuvendet e Punës, në përputhje me kriteret e licencimit për […]

Në të njëjtën kohë, FBK ka kërkuar edhe nga të gjitha klubet anëtare që të organizojnë Kuvendet e Punës, në përputhje me kriteret e licencimit për edicionin 2026/2027, po ashtu deri më 26 qershor.

“Obligohet KB Sigal Prishtina dhe KB Peja që të organizojnë kuvendet e tyre të rregullta zgjedhore jo më vonë se data 26 qershor 2026… Obligohen të gjitha klubet anëtare të FBK-së që të organizojnë kuvendet e punës… jo më vonë se data 26 qershor 2026”, thuhet në dy pikat e vendimeve të Bordit të FBK-së.

Aktualisht, Sigal Prishtina udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Rinor Grajqevci, i cili është i autorizuar nga Bekë Berisha, kryetari i zgjedhur i klubit.

Sipas sqarimit, autorizimi i Berishës ka fuqi juridike dhe mbetet në vlefshmëri deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ndërkohë, edhe te Peja gjatë këtij viti janë kërkuar ndryshime. Tifozët kishin kërkuar largimin e Fatmir Gashit dhe disa zyrtarëve të klubit pas rezultateve negative, duke ngritur edhe shqetësime për mandatin e drejtuesve.

Kuvendi zgjedhor ishte paraparë të mbahej në janar, por ishte paralajmëruar se do të organizohej pas përfundimit të edicionit aktual./Periskopi/

TË NGJASHME
Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Simeone dhe djali i tij e sulmuan fizikisht mbrojtësin e Arsenalit sepse eci mbi stemën e Atleticos

Simeone dhe djali i tij e sulmuan fizikisht mbrojtësin e Arsenalit sepse eci mbi stemën e Atleticos

Ekipet arabe ia mësyjnë Raphinhas

Ekipet arabe ia mësyjnë Raphinhas

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave

VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave

Gjithçka e barabartë – Alvares ia kthen me penallti Arsenalit

Gjithçka e barabartë – Alvares ia kthen me penallti Arsenalit

Arsenali përpara – Gyokeres e gjen goli nga penalltia ndaj Atletico Madridit në Champions

Arsenali përpara – Gyokeres e gjen goli nga penalltia ndaj Atletico Madridit në Champions

Ylli portugez realizon në derbin e Arabisë

Ylli portugez realizon në derbin e Arabisë

Atletico Madrid-Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Atletico Madrid-Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi

Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi

0:000:00