Simeone dhe djali i tij e sulmuan fizikisht mbrojtësin e Arsenalit sepse eci mbi stemën e Atleticos

/cnt/019de251-37fc-7268-a95f-e25315bba2c7__m.webp

Një incident i pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Arsenal, e cila përfundoi 1:1 në stadiumin Wanda Metropolitano. Sipaspamjeve të publikuara nga mediat spanjolle, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është përfshirë në një përplasje fizike me mbrojtësin e Arsenalit, Ben White, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Incidenti ndodhi kur […]

Një incident i pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Arsenal, e cila përfundoi 1:1 në stadiumin Wanda Metropolitano.

Sipaspamjeve të publikuara nga mediat spanjolle, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është përfshirë në një përplasje fizike me mbrojtësin e Arsenalit, Ben White, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Incidenti ndodhi kur White, duke u drejtuar drejt tunelit, shkeli mbi stemën e klubit madrilen të vendosur në fushë, një veprim që në kulturën e futbollit spanjoll konsiderohet mungesë respekti.

Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të Simeones, i cili e ndoqi lojtarin dhe, sipas videos, e goditi disa herë në shpinë, e kapi për krahu dhe e shtyu lehtë.

Mbrojtësi anglez reagoi menjëherë me fjalë ndaj trajnerit argjentinas, ndërsa situata rrezikoi të përshkallëzohej më tej. Ndërhyrja e stafit të sigurisë shmangu një përplasje më të madhe, duke lejuar që White të vazhdonte drejt dhomave të zhveshjes.

Raportimet shtesë nga mediat spanjolle sugjerojnë se në incident ishte i përfshirë edhe Giuliano Simeone, djali i trajnerit dhe lojtar i Atleticos, i cili dyshohet se ka reaguar ndaj futbollistit të Arsenalit.

Ngjarja pritet të tërheqë vëmendjen e organeve disiplinore të UEFA-s, të cilat mund të ndërmarrin masa ndaj protagonistëve të incidentit, ndërsa tensioni mes dy skuadrave rritet para ndeshjes së kthimit, shkruan Telegrafi, përcjell Periskopi

TË NGJASHME
Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Promotori DiBella me koment nënçmues për boksierin Prenga: Joshua nuk duhet të jetë në ring me një roje dere

Ekipet arabe ia mësyjnë Raphinhas

Ekipet arabe ia mësyjnë Raphinhas

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan

VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave

VAR-i “ndez” Metropolitanon: Atletico dhe Arsenali ndahen baras, finalisti vendoset pas një jave

Gjithçka e barabartë – Alvares ia kthen me penallti Arsenalit

Gjithçka e barabartë – Alvares ia kthen me penallti Arsenalit

Arsenali përpara – Gyokeres e gjen goli nga penalltia ndaj Atletico Madridit në Champions

Arsenali përpara – Gyokeres e gjen goli nga penalltia ndaj Atletico Madridit në Champions

Ylli portugez realizon në derbin e Arabisë

Ylli portugez realizon në derbin e Arabisë

FBK i kërkon Sigal Prishtinës dhe Pejës t’i mbajnë Kuvendet Zgjedhore deri më 26 qershor

FBK i kërkon Sigal Prishtinës dhe Pejës t’i mbajnë Kuvendet Zgjedhore deri më 26 qershor

Atletico Madrid-Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Atletico Madrid-Arsenal, publikohen formacionet zyrtare

Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi

Lumbardh Dellova me tri oferta, kërkohet në Turqi, SHBA dhe Rusi

0:000:00