Ushqimet që duhet t’i konsumoni dhe t’i shmangni gjatë verës

/cnt/019d6d30-b581-7d65-9bdc-208998778dfe__m.webp

Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme. Sipas AgroWeb.org, kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni. Pikë së […]

Sipas AgroWeb.org, kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni.

Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës.

USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR

Shalqini

Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe. Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj.

Sallatat

Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 për qind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të jeni të hidratuar dhe do të ndieni freski. Luleshtrydhet dhe kungujt e njomë përmbajnë gjithashtu shumë ujë.

Çaji

Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit. Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë. Pirja e një lëngu të ngrohtë nënkupton që trupi preket nga një dallgë nxehtësie që rrit nivelin e djersës së sekretuar nga trupi që është më e rëndësishme se nxehtësia e brendshme që përftohet nga kjo pije.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Alkooli

Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkooli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alkooli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkooli nxit djersitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot

Në të njëjtën mënyrë si alkooli, mango nxit urinimin dhe djersitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi

Në mot të mirë, dëshira për piknik në natyrë në shoqërinë e zgarës në gjatë fundjavave rritet, por mishi duhet shmangur në ditë të nxehta. Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një proces që quhet “thermogenesis”. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin./Periskopi

TË NGJASHME
Ja kur është koha më e mirë të hani banane për energji, tretje dhe për të humbur peshë

Ja kur është koha më e mirë të hani banane për energji, tretje dhe për të humbur peshë

Studimi i ri: Personat me dhimbje kronike të shpinës, më të ndjeshëm ndaj zhurmave bezdisëse

Studimi i ri: Personat me dhimbje kronike të shpinës, më të ndjeshëm ndaj zhurmave bezdisëse

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Pse nuk i rezistoni çokollatës para menstruacioneve? Shkenca jep përgjigjen

Pse nuk i rezistoni çokollatës para menstruacioneve? Shkenca jep përgjigjen

Gjumi në pozicionin e “ushtarit” shkakton probleme me stomakun tek disa njerëz

Gjumi në pozicionin e “ushtarit” shkakton probleme me stomakun tek disa njerëz

Ushtrimet që lehtësojnë dhimbjen dhe ato që e përkeqësojnë artritin

Ushtrimet që lehtësojnë dhimbjen dhe ato që e përkeqësojnë artritin

Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit: Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore

Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit: Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?