Studimi i ri: Personat me dhimbje kronike të shpinës, më të ndjeshëm ndaj zhurmave bezdisëse

/cnt/019d2c6c-0466-74eb-a1a5-ad4601bafc37__m.webp

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje befasuese mes dhimbjes së shpinës dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave të forta, duke sugjeruar se truri i disa njerëzve e “rrit volumin” e përvojave të pakëndshme, jo vetëm të dhimbjes, por edhe të tingujve, ka shkruar The Washington Post. Sipas studimit të publikuar në Annals of Neurology më 24 […]

Sipas studimit të publikuar në Annals of Neurology më 24 mars 2026, personat që vuajnë nga dhimbje kronike të shpinës i përjetojnë tingujt e pakëndshëm më intensivisht sesa ata që nuk kanë dhimbje.

Çka tregon studimi?

Shumica e njerëzve, rreth 8 në 10 në SHBA, përjetojnë dhimbje shpine gjatë jetës, dhe rastet e dhimbjeve kronike janë në rritje.

Studimi ka zbuluar se personat me dhimbje kronike reaguan më fort ndaj tingujve të pakëndshëm se 84 për qind e njerëzve pa dhimbje dhe se sa më e fortë dhimbja e shpinës, aq më e lartë ndjesia e bezdisjes nga tingujt.

Sipas raportit të studimit, terapia e re psikologjike, e njohur si PRT (terapia për riprocesimin e dhimbjes, që quhet ‘pain reprocessing therapy’), solli përmirësim të dukshëm në dhimbje dhe përmirësim të lehtë në tolerancën ndaj zhurmave.

“Mund të ekzistojë një lloj ‘butoni i përbashkët volumi’ në tru që ndikon si në intensitetin e dhimbjes së shpinës, ashtu edhe në bezdinë nga tingujt”, ka thënë autorit kryesor të studimit, Yoni K. Ashar nga Universiteti i Kolorados.

Si funksionon kjo në tru?

Tingujt përpunohen kryesisht në korteksin dëgjimor në lobet temporale të trurit.

Zona më të thella, si insula, ndikojnë në mënyrën se si ne i përjetojmë emocionalisht ndjesitë, përfshirë dhimbjen dhe tingujt.

Në studim u analizuan skanimet e trurit të 142 të rriturve me dhimbje kronike dhe 51 personave pa dhimbje, duke përdorur rezonancë magnetike funksionale (fMRI). Pjesëmarrësit dëgjuan tinguj të pakëndshëm (si gërvishtja e një thike mbi xham) dhe vlerësuan sa bezdisës ishin.

Rezultatet treguan se personat me dhimbje jo vetëm që i përjetonin tingujt si më të bezdisshëm, por edhe truri i tyre reagonte më fort ndaj këtyre stimujve.

“Kjo konfirmoi atë që ata na thoshin, që tingujt ishin vërtet më të pakëndshëm për ta”, ka thënë Ashar.

Një lidhje më e gjerë: ndjeshmëria multisensoriale

Studiues të tjerë theksojnë se kjo mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë pse disa njerëz me dhimbje kronike janë më të ndjeshëm edhe ndaj dritës, prekjes apo presionit, simptoma që zakonisht lidhen me gjendje si migrena apo fibromialgjia.

“Këto gjetje shtojnë një pjesë tjetër të rëndësishme në kuptimin se dhimbja kronike lidhet me një rritje të përgjithshme të ndjeshmërisë ndaj shumë stimujve”, ka thënë Sean Mackey nga Universiteti i Stanfordit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dhimbja kronike e shkakton këtë ndjeshmëri apo njerëzit që janë më të ndjeshëm që në fillim kanë më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje kronike

Roli i terapisë

Pjesëmarrësit me dhimbje kronike iu nënshtruan PRT-së, një terapi që synon ta “ritrajnojë” trurin për ta perceptuar dhimbjen si jo të rrezikshme.

Kjo terapi përdor edukim mbi dhimbjen, ushtrime mendore dhe meditim të udhëzuar, si dhe fokus në ndjesitë trupore.

Pas trajtimit pati ulje të ndjeshme të dhimbjes dhe pati përmirësim të lehtë në tolerancën ndaj tingujve më të butë (por jo ndaj atyre shumë të fortë).

“Nuk është e pazakontë që pacientët me dhimbje kronike të kenë edhe ndjeshmëri ndaj dritës, tingujve dhe ndjesive të tjera”, ka thënë psikologu Matt Schumann nga Mayo Clinic.

Megjithatë, ai ka theksuar se rezultatet janë premtuese, por ende të kufizuara dhe kërkojnë më shumë studime.

Çka pritet në të ardhmen?

Studiuesit planifikojnë të shqyrtojnë edhe shqisat e tjera, si shikimi, nuhatja dhe shija, për të kuptuar nëse ekziston një fenomen më i gjerë i “rritjes së ndjeshmërisë multisensoriale” te personat me dhimbje kronike.

TË NGJASHME
Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

Këto sëmundje konsideroheshin të pashërueshme, tani përmes inteligjencës artificiale gjithçka po ndryshon për mirë

Këto sëmundje konsideroheshin të pashërueshme, tani përmes inteligjencës artificiale gjithçka po ndryshon për mirë

Paraliza e gjumit: Pse ndodhin “demonët” e natës

Paraliza e gjumit: Pse ndodhin “demonët” e natës

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Lajm i mirë për pacientët me kancer: Zemra mund të mbrohet gjatë kimioterapisë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Çfarë janë ushtrimet e dridhjes somatike dhe a mund ta ulin vërtet stresin?

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Gatimi i ushqimeve acidike me letër alumini mund të rrisë rrezikun për shëndetin

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë

Kollitja me gjak duket alarmante, por jo gjithmonë është shenjë e sëmundjes së rëndë