Presioni i lartë: Rreziqet e fshehura dhe si ta ulni natyrshëm

/cnt/019d68f8-5100-70c7-90c5-fa65a76178fe__m.webp

Rreth një në tre të rritur vuan nga presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) – një gjendje që shpesh kalon pa simptoma, por që mund të shkaktojë pasoja serioze si infarkt, goditje në tru, dështim të veshkave dhe madje demencë. Për shkak se nuk jep shenja paralajmëruese, shumë njerëz nuk e dinë që e kanë […]

Për shkak se nuk jep shenja paralajmëruese, shumë njerëz nuk e dinë që e kanë deri kur dëmet janë bërë. Megjithatë, nëse zbulohet herët, rreziku mund të parandalohet në masë të madhe.

Ekspertët theksojnë se, edhe pse faktorët gjenetikë luajnë rol, mënyra e jetesës është vendimtare – dhe ka hapa të thjeshtë për ta ulur presionin edhe pa barna.

Si ndikon pa u vënë re

1. Mund të dëmtojë shikimin

Presioni i lartë mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut në sy, duke shkaktuar shikim të turbullt apo edhe humbje të përhershme të tij. Në disa raste mund të çojë në sëmundje si retinopatia hipertensive apo glaukoma. Problemi është se këto dëmtime shpesh zhvillohen pa simptoma të dukshme, ndaj kontrolli i rregullt i syve është thelbësor.

2. Mund të shkaktojë “mini-goditje në tru”

Hipertensioni rrit rrezikun për sulme të vogla cerebrale (TIA), të cilat ndodhin kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet përkohësisht. Edhe pse kalojnë shpejt, ato janë një sinjal paralajmërues për një goditje më të rëndë në të ardhmen. Me kalimin e kohës, presioni i lartë dëmton edhe zonat e trurit që lidhen me kujtesën dhe të menduarit, duke rritur rrezikun për demencë.

3. Mund të ndikojë në jetën seksuale

Një efekt më pak i diskutuar është disfunksioni seksual. Tek meshkujt, kufizimi i rrjedhjes së gjakut mund të shkaktojë probleme me ereksionin. Tek gratë, mund të ulë dëshirën seksuale dhe të vështirësojë arritjen e orgazmës. Edhe disa ilaçe për tensionin mund ta përkeqësojnë këtë situatë.

Si ta ulni pa ilaçe

Njihni vlerat tuaja

Kontrolli i rregullt i tensionit është hapi i parë. Vlerat mbi 140/90 konsiderohen të larta dhe kërkojnë vëmendje. Edhe kontrolli i syve mund të zbulojë herët dëmet.

Zgjidhni ushqime të fermentuara

Ushqime si kosi, kefiri, lakra turshi apo miso ndihmojnë në uljen e tensionit. Ato përmirësojnë shëndetin e zorrëve, ulin kolesterolin dhe ndikojnë pozitivisht në sistemin kardiovaskular.

Provoni dietën DASH

Kjo dietë është ndër më efektivet për uljen e tensionit. Ajo përfshin më pak kripë dhe yndyrë, por më shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina të shëndetshme. Efektet mund të shihen brenda disa javësh.

Lëvizni më shumë

Nuk është e nevojshme palestra – edhe ecjet e shkurtra ndihmojnë. Aktiviteti fizik forcon zemrën dhe ul tensionin. Edhe 5–10 minuta lëvizje disa herë në ditë mund të bëjnë ndryshim.

Hiqni dorë nga duhani

Çdo cigare rrit menjëherë tensionin dhe dëmton enët e gjakut. Lënia e duhanit është një nga hapat më të rëndësishëm për të mbrojtur zemrën.

Kufizoni alkoolin

Edhe sasi të vogla alkooli mund të rrisin tensionin. Konsumi i moderuar ose reduktimi i tij ndihmon në kontrollin e presionit dhe në uljen e rrezikut për komplikacione.

Presioni i lartë njihet si “vrasësi i heshtur”, por lajmi i mirë është se mund të kontrollohet. Me disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës, është e mundur të mbani nën kontroll shëndetin dhe të shmangni pasojat e rënda.

TË NGJASHME
Studimi i ri: Personat me dhimbje kronike të shpinës, më të ndjeshëm ndaj zhurmave bezdisëse

Studimi i ri: Personat me dhimbje kronike të shpinës, më të ndjeshëm ndaj zhurmave bezdisëse

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Pse nuk i rezistoni çokollatës para menstruacioneve? Shkenca jep përgjigjen

Pse nuk i rezistoni çokollatës para menstruacioneve? Shkenca jep përgjigjen

Gjumi në pozicionin e “ushtarit” shkakton probleme me stomakun tek disa njerëz

Gjumi në pozicionin e “ushtarit” shkakton probleme me stomakun tek disa njerëz

Ushtrimet që lehtësojnë dhimbjen dhe ato që e përkeqësojnë artritin

Ushtrimet që lehtësojnë dhimbjen dhe ato që e përkeqësojnë artritin

Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit: Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore

Mos merrni vendime të rëndësishme me kafen e mëngjesit: Këshilla të psikologëve për fokus dhe qetësi mendore

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Pse pirja e duhanit është kaq problematike – dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta lënë atë?

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

Si të jeni më mirë përkundër që jeni me kancer? – Këto janë disa këshilla

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

A është e vërtet se nëse nxirrni një kime të thinjur do t’ju dalin dy?

Këto sëmundje konsideroheshin të pashërueshme, tani përmes inteligjencës artificiale gjithçka po ndryshon për mirë

Këto sëmundje konsideroheshin të pashërueshme, tani përmes inteligjencës artificiale gjithçka po ndryshon për mirë