Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

/cnt/019dab37-c754-7a77-b44b-8368c41caaee__m.webp

Chelsea pësoi humbjen e katërt radhazi në shtëpi në Premierligë – për herë të parë që nga viti 1998 – pasi u mposht 1-0 në “Stamford Bridge” nga Manchester Unitedi, që konsolidoi vendin në top-treshe. Të dy skuadrat vinin nga humbje në kampionat, por Chelsea ishte më këmbëngulës në pjesën e parë. Estevao ishte shumë […]

Të dy skuadrat vinin nga humbje në kampionat, por Chelsea ishte më këmbëngulës në pjesën e parë.

Estevao ishte shumë pranë golit me një goditje që përfundoi në shtyllë, ndërsa Enzo Fernandez provoi gjithashtu, por pa sukses.

Megjithatë, Unitedi shfrytëzoi rastin e vetëm në portë në pjesën e parë, kur Bruno Fernandes asistoi për Matheus Cunhan, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Chelsea shtoi presionin dhe goditi dy herë traversën: fillimisht përmes Liam Delap dhe më pas nga Noussair Mazraoui (edhe pse rasti i dytë do të anulohej për prekje me dorë).

Cole Palmer dhe Moises Caicedo gjithashtu patën raste, por pa arritur të barazojnë.

Kjo humbje rrit presionin mbi trajnerin Liam Rosenior, ndërsa gara për një vend në Ligën e Kampionëve bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Nga ana tjetër, Unitedi ka krijuar një diferencë prej 10 pikësh ndaj Chelseat, ndërsa trajneri i përkohshëm Michael Carrick vazhdon të marrë vlerësime për punën e tij pas zëvendësimit të Ruben Amorim.

Unitedi momentalisht ka 58 pikë, pas 33 ndeshjeve në elitën e futbollit anglez sivjet, duke zënë vendin e tretë.

Ndërsa Chelsea është e gjashta me 48 pikë, aq sa ka edhe Brentfordi në vendin e shtatë, derisa ka katër pikë më pak se Liverpooli në vendin e pestë.

TË NGJASHME
“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Tri super ndeshje sot në Superligë

Tri super ndeshje sot në Superligë

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

0:000:00