Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

/cnt/019dab37-6f20-753f-b379-7187ded344ae__m.webp

Manchester City ka marrë një fitore të madhe në rrugëtimin për titullin kampion në Premierligë, pas triumfit ndaj liderit të tabelës, Arsenalit. “Cityzens” fituan 2-1 në “Etihad”, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë. Ishin vendasit që shënuan të parët, me anë të Rayan Cherkit, i cili shënoi në […]

Manchester City ka marrë një fitore të madhe në rrugëtimin për titullin kampion në Premierligë, pas triumfit ndaj liderit të tabelës, Arsenalit.

“Cityzens” fituan 2-1 në “Etihad”, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

Ishin vendasit që shënuan të parët, me anë të Rayan Cherkit, i cili shënoi në minutën e 16-të të ndeshjes.

Dy minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga Arsenali, pas një gabimi të rëndë nga portieri i Cityt, Gianluigi Donnarumma.

Në tentim për të larguar topin, Donnarumma e goditi në këmbë Kai Havertzin, që e barazoi rezultatin në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll baras, teksa golin e fitores City e shënoi në minutën e 66-të.

Ishte norvegjezi Erling Haaland që shënoi për 2-1.

Me këtë fitore të madhe, City i afrohet Arsenalit në vetëm tri pikë, teksa e ka edhe një ndeshje më pak – në rast se e fiton, barazohet me pikë.

City i ka 67 pikë, derisa Arsenali i ka 70 pikë

TË NGJASHME
“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Tri super ndeshje sot në Superligë

Tri super ndeshje sot në Superligë

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

0:000:00