Tri super ndeshje sot në Superligë

/cnt/019dab37-b149-7cef-a6b3-12fc10e105e8__m.webp

Xhiroja 29 në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri takime mjaft interesante. Vëmendja kryesore pritet të jetë në Malishevë, ku skuadra vendase pret Ballkanin, ekip që nuk ka më hapësirë për gabime në garën për titull. Aktualisht, Ballkani ndodhet pesë pikë pas lideres Drita dhe çdo hap fals mund ta largojë edhe më shumë […]

Xhiroja 29 në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri takime mjaft interesante.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në Malishevë, ku skuadra vendase pret Ballkanin, ekip që nuk ka më hapësirë për gabime në garën për titull.

Aktualisht, Ballkani ndodhet pesë pikë pas lideres Drita dhe çdo hap fals mund ta largojë edhe më shumë nga objektivi kryesor.

Nga ana tjetër, Malisheva renditet në vendin e pestë me 40 pikë dhe synon të vazhdojë formën pozitive për të ruajtur pozitat në tabelë.

Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Gjilani mban vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Dukagjini pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë, në një duel ku të dy skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre sezonale.

Ndërkohë, kontrast i madh vërehet në përballjen mes Drenicës dhe Dritës. Drenica lufton për mbijetesë nga pozita e parafundit me 32 pikë, ndërsa Drita kryeson tabelën me 54 pikë dhe synon të vazhdojë marshimin drejt titullit kampion.

Të trija ndeshjet nisin në të njëjtën kohë, nga ora 15:00.

TË NGJASHME
“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

0:000:00