Kriza te Real Madridi – Mbledhje urgjente, Arbeloa dhe Carvajal flasin para ekipit

/cnt/019c962f-6a8b-7b83-a321-2341091734a0__m.webp

Situata te Real Madridi po vazhdon të jetë e tensionuar dhe klubi ka provuar të reagojë menjëherë. Sipas raportimeve nga Spanja, dje është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme brenda skuadrës për ta analizuar momentin e vështirë. Në qendër të takimit kanë qenë trajneri Álvaro Arbeloa dhe kapiteni Dani Carvajal, të cilët e kanë marrë fjalën […]

Sipas raportimeve nga Spanja, dje është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme brenda skuadrës për ta analizuar momentin e vështirë.

Në qendër të takimit kanë qenë trajneri Álvaro Arbeloa dhe kapiteni Dani Carvajal, të cilët e kanë marrë fjalën për t’ia dhënë një mesazh të qartë grupit.

Qëllimi i mbledhjes ka qenë rikthimi i unitetit dhe reagimi pas rezultateve zhgënjyese, në një sezon që rrezikon të mbyllet pa trofe dhe me shumë kritika ndaj skuadrës.

Arbeloa ka kërkuar përgjegjësi dhe përqendrim maksimal nga lojtarët në këtë fazë vendimtare të sezonit, duke e theksuar rëndësinë e reagimit të menjëhershëm në fushë.

Ndërkohë, Carvajal – si një nga liderët e dhomës së zhveshjes – ka ndërhyrë për ta motivuar grupin dhe për ta rikthyer shpirtin e ekipit, në një moment ku atmosfera nuk është më ajo e zakonshmja për klubin madrilen.

Mesazhi i përbashkët ka qenë i qartë: sezoni nuk ka përfunduar dhe Real Madrid duhet të reagojë menjëherë për ta shpëtuar atë që është ende e mundur.

Ky takim tregon se brenda skuadrës ka një përpjekje për ta rikthyer stabilitetin dhe për ta shmangur një kolaps total në javët e fundit të sezonit

TË NGJASHME
Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Arne Slot jep lajmin shqetësues rreth lëndimit të Mamardashvilit, thotë se u dërgua në spital

Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

Man City e fiton ‘finalen’ ndaj Arsenalit – titulli bie nga duart “Topçinjve”

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Manchester City – Arsenal: Duel vendimtar për titullin

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Rashfordi hap derën e rikthimit te Man Utd

Tri super ndeshje sot në Superligë

Tri super ndeshje sot në Superligë

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

Unitedi fiton në “Stamford Bridge”, ia ‘shuan’ shpresat Chelseat për Champions

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

Atletico Madrid barazon rezultatin në finalen e madhe

0:000:00