Skenat ishin si në filma, Gjykata vendos për reperin Buta

/cnt/019d826b-111b-7763-a4f3-2e9a5eb814f9__m.webp

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Butrint Januzi i njohur si Buta, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Njoftimi i plotë: Gjykata Themelore […]

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1; dhe B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1; dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se: INdaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të atëçasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor.

IINdaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistolet i bei në tokë.IIIGjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

TË NGJASHME
Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca (Foto)

Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca (Foto)

Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj

Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj

Arrestohet Burak Deniz dhe 13 personazhe të tjerë, kjo është lista e plotë

Arrestohet Burak Deniz dhe 13 personazhe të tjerë, kjo është lista e plotë

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

0:000:00