Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

/cnt/019d6d30-924f-7557-9722-2270932998b3__m.webp

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, ka bërë deklarata të forta ndaj djalit të tij, Ahmet Tatlises, nga shtrati i spitalit ku po trajtohet para një ndërhyrjeje në fshikëzën e tëmthit. Përmes një mesazhi zanor të dërguar në emisionin e Ece Erken, artisti ka ngritur akuza dhe ka shprehur hapur zemërimin e tij. “Nuk e […]

Përmes një mesazhi zanor të dërguar në emisionin e Ece Erken, artisti ka ngritur akuza dhe ka shprehur hapur zemërimin e tij.

“Nuk e dua, nuk do ta dua dhe nuk do ta fal. Nuk do t’i fal as të drejtat e mia”, është shprehur Tatlises, duke e akuzuar të birin se shfaqet pranë tij vetëm kur ka kamera dhe vëmendje mediatike. Ai ka pretenduar gjithashtu se Ahmet po tenton të marrë kujdestarinë e tij.

Sipas medieve turke, në deklaratat e tij, këngëtari ka folur edhe për çështje financiare, duke thënë se i kishte dhënë të birit disa biznese në të kaluarën, por sipas tij ato kanë dështuar, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe mosmarrjen e disa përfitimeve nga shitjet e pronave, duke theksuar thellimin e konfliktit familjar.

Në fund, Tatlises ka dhënë edhe një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ndodhet në spital për shkak të problemeve me fshikëzën e tëmthit dhe se pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Ai ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe ka kërkuar që lajmi t’u përcillet të afërmve të tij./Periskopi/

TË NGJASHME
Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca (Foto)

Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca (Foto)

Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj

Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj

Arrestohet Burak Deniz dhe 13 personazhe të tjerë, kjo është lista e plotë

Arrestohet Burak Deniz dhe 13 personazhe të tjerë, kjo është lista e plotë

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

0:000:00