Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

/cnt/019d826b-144f-7909-a860-1bdb9014cd44__m.webp

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ferizajt, ku protagonist është bërë reperi i njohur, Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta. Sipas informacioneve artisti është përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër. Edhe pse gjatë ngjarjes ka pasur të shtëna me armë zjarri reperi është përfshirë në rrahjen […]

Sipas informacioneve artisti është përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër. Edhe pse gjatë ngjarjes ka pasur të shtëna me armë zjarri reperi është përfshirë në rrahjen fizike dhe jo në plagosje, ndërkohë sipas burimeve, ai ndodhet në arrati.

Policia ka konfirmuar zyrtarisht rastin, duke njoftuar se rreth orës 20:25 kanë pranuar informacionin për një rrahje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në afërsi të “Eurogjigant”. Me të arritur në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë konstatuar se mes dy personave ka pasur një konflikt fizik që është pasuar edhe me të shtëna armësh.

Në vendngjarje, njësitë policore dhe forenzika kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri së bashku me tri gëzhoja. Deri në këto momente, një person është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa i dyshuari tjetër, reperi Betim Januzi, sipas birimeve është identifikuar nga policia dhe është shpallur zyrtarisht në kërkim, raporton për Prive, transmeton Periskopi.

Njësitë relevante të hetimeve janë vënë në lëvizje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti si dhe lokalizimin e artistit./Periskopi

TË NGJASHME
Vdekja e punëtorit, Hoti: Kam marrë vendim për aksion kombëtar të inspektimeve

Vdekja e punëtorit, Hoti: Kam marrë vendim për aksion kombëtar të inspektimeve

Trump refuzon t’i kërkojë falje Papa Leos pas kritikave të ashpra

Trump refuzon t’i kërkojë falje Papa Leos pas kritikave të ashpra

Kushtrim Sadiku: Kërkoj falje për situatën e krijuar të enjten, kisha probleme shëndetësore

Kushtrim Sadiku: Kërkoj falje për situatën e krijuar të enjten, kisha probleme shëndetësore

Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

Qytetarët në BE skeptikë për pranimin e vendeve të Ballkanit: Anketat tregojnë më së paku mbështetje për Kosovën dhe Serbinë

Qytetarët në BE skeptikë për pranimin e vendeve të Ballkanit: Anketat tregojnë më së paku mbështetje për Kosovën dhe Serbinë

Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë portet do të dërgohen në fund të detit

Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë portet do të dërgohen në fund të detit

Dalin pamjet e përleshjes së reperit Buta në Ferizaj: Dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë

Dalin pamjet e përleshjes së reperit Buta në Ferizaj: Dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë

CNN: Bllokada detare e SHBA-së teston kufirin e durimit të Iranit

CNN: Bllokada detare e SHBA-së teston kufirin e durimit të Iranit

Presidenti i Iranit përfshihet në përplasjen e Trumpit me Papën, dënon “fyerjen” e presidentit amerikan

Presidenti i Iranit përfshihet në përplasjen e Trumpit me Papën, dënon “fyerjen” e presidentit amerikan

Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë, Prokuroria: U përdorën thika e shkopinj druri

Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë, Prokuroria: U përdorën thika e shkopinj druri

Nis bllokada në Ngushticën e Hormuzit, paralajmërimi i Trump: Do të shkatërrojmë çdo anije që tenton të afrohet

Nis bllokada në Ngushticën e Hormuzit, paralajmërimi i Trump: Do të shkatërrojmë çdo anije që tenton të afrohet

0:000:00