Me maska për t’u fshehur, por Kim dhe Hamilton bien sërish në sy në këtë vend

/cnt/019d872e-22cc-73b1-b2b7-727ada5ed4ea__m.webp

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë parë së bashku gjatë festivalit Coachella, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre. Dyshja u shfaqën të shtunën në mbrëmje gjatë performancës së Justin Bieber, teksa lëviznin nëpër turmë të shoqëruar nga rojet e sigurisë. Për të shmangur vëmendjen, ata kishin zgjedhur të mbulonin fytyrat […]

Dyshja u shfaqën të shtunën në mbrëmje gjatë performancës së Justin Bieber, teksa lëviznin nëpër turmë të shoqëruar nga rojet e sigurisë. Për të shmangur vëmendjen, ata kishin zgjedhur të mbulonin fytyrat me maska dhe aksesorë, por kjo nuk i ndaloi të tërhiqnin interesin e të pranishmëve.

Sipas dëshmitarëve, Kardashian dhe Hamilton kaluan pjesën më të madhe të kohës pranë njëri-tjetrit, madje në disa momente janë parë edhe duke mbajtur duart, ndërsa përshkonin turmën e festivalit.

Kim kishte mbështjellë kokën me një shall për të fshehur identitetin, ndërsa Hamilton mbante kapelë, syze dielli dhe një shall mbi fytyrë.

Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen bashkë. Që prej paraqitjes së tyre në Super Bowl, dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata u fotografuan edhe në Tokio, ku sipas burimeve, po qëndronin së bashku.

Me Kardashian ndodheshin edhe fëmijët e saj, Saint, Chicago dhe Psalm, nga martesa me Kanye West.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje, paraqitjet e shpeshta së bashku dhe afrimiteti i dukshëm kanë ngritur pikëpyetje të shumta mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

TË NGJASHME
Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca (Foto)

Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca (Foto)

Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj

Xhensila me mesazh emocionues në ditëlindjen e saj

Arrestohet Burak Deniz dhe 13 personazhe të tjerë, kjo është lista e plotë

Arrestohet Burak Deniz dhe 13 personazhe të tjerë, kjo është lista e plotë

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

0:000:00