Ibrahim Tatlıses: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

/cnt/019d6d30-924f-7557-9722-2270932998b3__m.webp

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, është larguar nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që prej 7 prillit dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit. Dalja e tij nga spitali është shoqëruar me deklarata të forta që kanë tërhequr vëmendje të madhe në Turqi dhe më gjerë. Gjatë […]

Gjatë prononcimit për mediat, Tatlıses foli hapur për periudhën e qëndrimit në spital, duke zbuluar se vetë kishte kërkuar që disa nga fëmijët e tij të mos lejoheshin ta vizitonin. Ai u shpreh me tone emocionale për marrëdhëniet familjare, duke veçuar vajzën Tuğçe, ndërsa la të kuptohej se raportet me djalin e tij Ahmet Tatlıses mbeten të tensionuara.

“Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time,” tha ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e fëmijëve të tij, nuk do ta linte kurrë babanë vetëm në një situatë të tillë.

Artisti turk gjithashtu bëri bujë me deklaratën për trashëgiminë e tij, duke theksuar se nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve, por shtetit turk. Ai argumentoi se pasurinë e ka krijuar vetë dhe se secili duhet të ndërtojë rrugën e tij në jetë, duke shtuar se emri “İbrahim Tatlıses” është trashëgimia më e madhe që u ka lënë.

Në fund, ai njoftoi fansat për projekte të reja muzikore, përfshirë publikimin e këngës “Baboş” këtë javë, si dhe dha një parashikim sportiv duke deklaruar se në derbin e ardhshëm “Fenerbahçe do të fitojë”.

TË NGJASHME
Mateo largohet i dyti nga finalja e Big Brother VIP Albania 5, në garë mbeten Selin dhe Miri

Mateo largohet i dyti nga finalja e Big Brother VIP Albania 5, në garë mbeten Selin dhe Miri

Rogerti lë i pari shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, mbeten tre finalistë në garë

Rogerti lë i pari shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, mbeten tre finalistë në garë

Bashkë me Callum, Dua shijon pushimet në Afrikë të Jugut

Bashkë me Callum, Dua shijon pushimet në Afrikë të Jugut

Blero po bëhet baba, Eronita publikon fotot

Blero po bëhet baba, Eronita publikon fotot

“Dua” me adoleshenten e 1999-s e kthen Kosovën në Cannes

“Dua” me adoleshenten e 1999-s e kthen Kosovën në Cannes

Me maska për t’u fshehur, por Kim dhe Hamilton bien sërish në sy në këtë vend

Me maska për t’u fshehur, por Kim dhe Hamilton bien sërish në sy në këtë vend

Skenat ishin si në filma, Gjykata vendos për reperin Buta

Skenat ishin si në filma, Gjykata vendos për reperin Buta

Endrit Thaçi feston ditëlindjen – Edhe një vit larg babait

Endrit Thaçi feston ditëlindjen – Edhe një vit larg babait

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, Buta dorëzohet në polici, shoqërohet në emergjencë

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, Buta dorëzohet në polici, shoqërohet në emergjencë

Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim

0:000:00