Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

/cnt/019cc890-f266-7100-9de0-19594a32cacb__m.webp

Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar ekipet në lidhje me shortin që do të hedhet për të mësuar gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës për edicionin 2025/26. Gjatë javës së fundit u mësuan katër ekipet që kaluan tutje në gjysmëfinale të Kupës, e cila tashmë ka hyrë në fazën e nxehtë […]

Gjatë javës së fundit u mësuan katër ekipet që kaluan tutje në gjysmëfinale të Kupës, e cila tashmë ka hyrë në fazën e nxehtë pasi ekipeve ju siguron kualifikim në garat evropiane.

Ballkani mposhti Gjilanin për të kaluar tutje, Llapi e mundi Malishevën, Dukagjini ishte më i mirë se Feronikeli ’74, teksa Ferizaj kaloi Vushtrrinë.

Këto katër skuadra janë njoftuar nga Komisioni i Garave se shorti i gjysmëfinaleve do të mbahet të martën dhe nga kjo fazë ekipet luajnë me sistem vajtje-ardhje.

“Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohet të martën, më 10 mars 2026, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e FFK-së”.

“Në këtë fazë të rëndësishme të garës kanë arritur këto skuadra: Ballkani, Llapi, Dukagjini dhe Ferizaj. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje”, thuhet në njoftim./Periskopi

TË NGJASHME
Galatasaray e fortë për Liverpoolin, e mposht përsëri në Stamboll

Galatasaray e fortë për Liverpoolin, e mposht përsëri në Stamboll

Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare

Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare

“The Guardian” me shkrim të veçantë për Muriqin

“The Guardian” me shkrim të veçantë për Muriqin

Presidenti i FIFA-s jep shifra të frikshme për Botërorin: Kemi 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Presidenti i FIFA-s jep shifra të frikshme për Botërorin: Kemi 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner