Kupa e Kosovës: Sot luhen tri ndeshje çerekfinale, duele të nxehta

/cnt/019cb806-428a-7195-a8dd-08ccf2095d5a__m.webp

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar orarin e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës, të cilat zhvillohen këtë javë dhe premtojnë emocion, rivalitet dhe shumë luftë në fushë. Sot (e mërkurë) luhen tri ndeshje, ndërsa njëra sfidë zhvillohet nesër (e enjte). Dueli i parë i ditës së mërkurë sjell përballjen Dukagjini-Feronikeli ‘74, i cili […]

Dueli i parë i ditës së mërkurë sjell përballjen Dukagjini-Feronikeli ‘74, i cili zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, nga ora 13:00. Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e luftuar, pasi të dy skuadrat e shohin Kupën si mundësi ideale për të kapur garat evropiane.

Në Suharekë, po ashtu nga ora 13:00, kampioni në fuqi Ballkani pret Gjilanin në stadiumin e qytetit me bari artificial. Ky është padyshim dueli më i fortë i kësaj faze, ku vendasit kërkojnë të vazhdojnë garën për trofe, ndërsa Gjilani synon të befasojë dhe të ecë drejt trofeut shumë të vlefshëm.

Në të njëjtën orë në Ferizaj zhvillohet edhe sfida tjetër e ditës së mërkurë, ku Ferizaj pret Vushtrrinë. Një ndeshje mes dy skuadrave ambicioze që synojnë të shfrytëzojnë Kupën për të lënë gjurmë këtë sezon, pasi çdo gabim në këtë fazë është fatal, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Çerekfinalja e fundit luhet nesër (e enjte), më 5 mars, ku Llapi pret Malishevën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga ora 13:00.

Vlen të theksohet se në këtë fazë luhet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon automatikisht në gjysmëfinale. /Periskopi

TË NGJASHME
Galatasaray e fortë për Liverpoolin, e mposht përsëri në Stamboll

Galatasaray e fortë për Liverpoolin, e mposht përsëri në Stamboll

Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare

Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare

“The Guardian” me shkrim të veçantë për Muriqin

“The Guardian” me shkrim të veçantë për Muriqin

Presidenti i FIFA-s jep shifra të frikshme për Botërorin: Kemi 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Presidenti i FIFA-s jep shifra të frikshme për Botërorin: Kemi 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner