Gjykata Supreme liron tre të dyshuarit për rastin e një milionëshit

/cnt/019d443b-957a-7187-98d7-74bef7d3d202__m.webp

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen penale ndaj të pandehurve Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu, dhe Ardit Laska, për veprën penale shpëlarja e parave, ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve.   Duke vendosur mbi ankesat kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PN.1.S.nr.68/2026 të datës 18 mars 2026, […]

 

Duke vendosur mbi ankesat kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PN.1.S.nr.68/2026 të datës 18 mars 2026, në seancën e kolegjit të mbajtur më 30 mars 2026, Supremja ka vendosur të aprovojë ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, të anulojë aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ta kthejë në rivendosje, në të njëjtën gjykatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me aktvendimin e datës 9 mars 2026, kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit e Kosovës, më 18 mars 2026, kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë dhe kishte ndryshuar këtë vendim duke u caktuar të pandehurve masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kundër këtij vendimi, mbrojtësit e të pandehurve paraqitën ankesa, duke kundërshtuar ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e paraburgimit.

Gjykata Supreme vlerësoi se ankesat janë të bazuara dhe konstatoi se aktvendimi i Gjykatës së Apelit përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, shkalla e dytë nuk ka bërë ndërlidhjen e qartë ndërmjet provave dhe veprimeve të të pandehurve.

Gjykata Supreme thekson se ekzistimi i dyshimit të bazuar është kusht themelor për caktimin e paraburgimit, në përputhje edhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

TË NGJASHME
Mbreti Charles do ta vizitojë Amerikën në fund të prillit

Mbreti Charles do ta vizitojë Amerikën në fund të prillit

PDK kritikon gjendjen në disa sektorë në vend, thotë se situata është alarmante

PDK kritikon gjendjen në disa sektorë në vend, thotë se situata është alarmante

Nga diaspora te kombëtarja, Ademi: Këta djem po e bëjnë Kosovën krenare

Nga diaspora te kombëtarja, Ademi: Këta djem po e bëjnë Kosovën krenare

Ambasada e SHBA`së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e SHBA`së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Do të tronditeni se për çfarë i kishte kërkuar falje Rron Gjinovci publikut serb

Do të tronditeni se për çfarë i kishte kërkuar falje Rron Gjinovci publikut serb

Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emocionuese me babanë

Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emocionuese me babanë

A do t’i përjetojnë emocionet e ‘Dardanëve’, ish-krerët e UÇK-së në Hagë? (VIDEO)

A do t’i përjetojnë emocionet e ‘Dardanëve’, ish-krerët e UÇK-së në Hagë? (VIDEO)

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës (VIDEO)

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës (VIDEO)

OVL-UÇK letër institucioneve e organizatave ndërkombëtarëve: Tërhiqni mbështetjen për publikimin “Masakrat në Kosovë”

OVL-UÇK letër institucioneve e organizatave ndërkombëtarëve: Tërhiqni mbështetjen për publikimin “Masakrat në Kosovë”

Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme