Do të tronditeni se për çfarë i kishte kërkuar falje Rron Gjinovci publikut serb

/cnt/019d443b-a28d-74cd-8d72-3fb28f1dd869__m.webp

Ish-aktivisti i LVV-së dhe mbështetësi i madh i të njëjtit subjekt politik, Rron Gjinovci, kishte folur sistematikisht me nënçmim dhe fyerje për UÇK-në dhe drejtuesit e saj. Në vitin 2014, ai kishte dhënë një intervistë me përgjigje skandaloze për historianin dhe studiuesin serb Vladimir Unkovski-Korica, i cili ishte profesor në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve – Shkolla e […]

Ish-aktivisti i LVV-së dhe mbështetësi i madh i të njëjtit subjekt politik, Rron Gjinovci, kishte folur sistematikisht me nënçmim dhe fyerje për UÇK-në dhe drejtuesit e saj.

Në vitin 2014, ai kishte dhënë një intervistë me përgjigje skandaloze për historianin dhe studiuesin serb Vladimir Unkovski-Korica, i cili ishte profesor në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve – Shkolla e Lartë e Ekonomisë në Moskë.

Në një intervistë të gjatë, Rron Gjinovci flet me dashamirësi për kryeqytetin serb, Beogradin, për komunistin bolshevik Leninin dhe vazhdon të njëjtin avaz duke fyer UÇK-në, raporton Demokracia, transmeton Periskopi.

Ajo që shoh në Beograd nuk është shumë e ndryshme nga ajo që shoh në Prishtinë. Vetëm gjuha na ndan. Kulturat tona përputhen me njëra-tjetrën – kemi pothuajse të njëjtin mentalitet. Më besoni, nëse Serbia do të ndërtonte një autostradë për në Beograd, të gjithë do të shkonin në Beograd dhe jo në Shkup, sepse të gjithë duan ta shohin Beogradin”, kishte thënë ndër të tjera Rron Gjinovci.

Po ashtu, Gjinovci e kishte marrë të mirëqenë raportin famëkeq të Dick Martyt, raport ky i cili nuk është dëshmuar asnjëherë, pavarësisht hetimeve të shumta dhe të gjata. Pavarësisht se Serbia dhe institucionet e saj e kanë pranuar se qëndrojnë tërësisht pas raportit të Dick Martyt, Rron Gjinovci i kishte shkruar publikut serb duke i kërkuar falje për krimet e pretenduara që, sipas Gjinovcit, i ka kryer UÇK-ja, duke specifikuar akuzën monstruoze dhe shpifëse, atë të heqjes së organeve.

Gjinovci u kërkon falje serbëve, veçanërisht atyre që, sipas tij, u janë hequr organet.

“I shkrova një letër publikut – shpresoj se do të publikohet. Në atë letër shkrova shumë gjëra. Shpreh dhembshurinë dhe keqardhjen time të thellë për personat që janë të zhdukur, veçanërisht ato raste kur mungonin organe. Këto krime janë çnjerëzore dhe të pakuptueshme, as për mua dhe as për qytetarët e Kosovës. Është një poshtërim për njerëzimin. Po bëj një distancim të qartë ndaj këtij krimi që është kryer në emrin tim dhe në emrin e së ardhmes sime – ‘po e bëjmë këtë për fëmijët e Kosovës’. Dënoj të gjitha aktet e spastrimit etnik dhe krimet e tjera me emra të ndryshëm të kryera nga persona në emër të UÇK-së ose çfarëdo grupi – bëj një distancim të qartë nga çdo krim i kryer në emrin tim ose në emër të së ardhmes sonë.”

Në këtë intervistë skandaloze, Rron Gjinovci ishte marrë edhe me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke e ulur atë dhe duke e ngritur komunistin bolshevik rus, Leninin.

Disa muaj më parë ishte përvjetori i vdekjes së Leninit. Ishte gjithashtu përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës. Kështu që, ndërsa të gjithë shkruanin për Rugovën, unë vendosa foton e Leninit dhe shkrova diçka. Dhe një nga portalet në Kosovë vuri re se Rron Gjinovci po mbante zi për Leninin dhe jo për Rugovën”, kishte thënë Rron Gjinovci në përgjigjen e tij.

TË NGJASHME
Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Mbreti Charles do ta vizitojë Amerikën në fund të prillit

Mbreti Charles do ta vizitojë Amerikën në fund të prillit

PDK kritikon gjendjen në disa sektorë në vend, thotë se situata është alarmante

PDK kritikon gjendjen në disa sektorë në vend, thotë se situata është alarmante

Nga diaspora te kombëtarja, Ademi: Këta djem po e bëjnë Kosovën krenare

Nga diaspora te kombëtarja, Ademi: Këta djem po e bëjnë Kosovën krenare

Ambasada e SHBA`së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e SHBA`së mesazh lojtarëve: Të gjithë ne po ju mbështesim – Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emocionuese me babanë

Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emocionuese me babanë

A do t’i përjetojnë emocionet e ‘Dardanëve’, ish-krerët e UÇK-së në Hagë? (VIDEO)

A do t’i përjetojnë emocionet e ‘Dardanëve’, ish-krerët e UÇK-së në Hagë? (VIDEO)

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës (VIDEO)

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës (VIDEO)

OVL-UÇK letër institucioneve e organizatave ndërkombëtarëve: Tërhiqni mbështetjen për publikimin “Masakrat në Kosovë”