Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

/cnt/019d443b-8fa3-7470-a231-0407710addcb__m.webp

Riti tradicional i përgatitjes së ballokumes është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, duke vlerësuar një nga simbolet më të dashura dhe më përfaqësuese të Elbasanit. Kështu u bë e ditur sot nga faqja zyrtare e Bashkisë së Elbasanit. Sipas njoftimit thuhet se kjo ëmbëlsirë unike nuk është thjesht një recetë, por një trashëgimi e gjallë […]

Kështu u bë e ditur sot nga faqja zyrtare e Bashkisë së Elbasanit.

Sipas njoftimit thuhet se kjo ëmbëlsirë unike nuk është thjesht një recetë, por një trashëgimi e gjallë që amvisat elbasanase e kanë ruajtur dhe përcjellë prej shekujsh.

“Nga brezi në brez, përgatitja e ballokumes ka mbetur një ritual i veçantë familjar, i lidhur ngushtë me kujtesën, identitetin dhe traditat e qytetit. E pandarë nga Dita e Verës, ballokumja simbolizon festën, gëzimin dhe ardhjen e pranverës. Çdo vit, në këtë ditë të veçantë, tryezat elbasanase mbushen me këtë ëmbëlsirë tradicionale, duke rikthyer në jetë një zakon të hershëm që vijon të mbetet i fortë edhe sot”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se shpallja e saj si trashëgimi kulturore jomateriale përforcon rëndësinë që ballokumja ka në kulturën shqiptare dhe në veçanti në identitetin e Elbasan, duke e kthyer atë në një simbol të gjallë të traditës që vijon të jetojë ndër breza.

Ballokumja mbetet kështu një urë lidhëse mes së shkuarës dhe së tashmes, një shije që rrëfen histori, një traditë që vazhdon të jetojë dhe një simbol krenarie për çdo elbasanas. /Periskopi/

TË NGJASHME
Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Ish-diplomati shqiptar: Besoj që vendimi i Hagës do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK’së

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit

Vendim i ri për derivatët nga Kusari-Lila: Çmimi maksimal i naftës 1.91 euro për litër

Vendim i ri për derivatët nga Kusari-Lila: Çmimi maksimal i naftës 1.91 euro për litër

Alarmon AGK se padia e motres së presidentes Osmani cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave

Alarmon AGK se padia e motres së presidentes Osmani cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave

Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’

Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”