“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e madhe (VIDEO)
Periskopi
2 ditë më parë
30k
Share
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje të fuqishme ekipit të Dardanëve që sonte luan kundër Turqisë. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se Kosova “ka lindur mes vështirësive dhe sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”. Ajo thekson […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje të fuqishme ekipit të Dardanëve që sonte luan kundër Turqisë.
Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se Kosova “ka lindur mes vështirësive dhe sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”.
Ajo thekson se futbollistët janë “simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës” dhe u shpreh: Jemi me ju, djem! Me Kosovën, përgjithmonë. Me Dardanët!