Çfarë super-lajmi, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkë Evropianin

/cnt/019cbdde-03bd-793c-8dff-538641c2ae5a__m.webp

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në volejboll për vitin 2027. Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga […]

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikirić, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

 

Ky kampionat do të zhvillohet në verën e vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Prishtinë.

Turneu do të mbledhë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke u dhënë mundësi volejbollistëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere ndërkombëtare, raporton Express, transmeton Periskopi

“Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë verës së vitit 2026 dhe u vlerësua lartë nga institucionet evropiane të volejbollit”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

Duke parë këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe standardin e lartë organizativ, CEV ka vendosur t’u besojë sërish dy federatave organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të volejbollit evropian për grupmoshat e reja.

Ky kampionat pritet të sjellë në Kosovë dhe Shqipëri talentët më premtues të volejbollit evropian, duke ofruar një skenë të rëndësishme ku yjet e së ardhmes do të kenë mundësinë të shkëlqejnë./Periskopi

TË NGJASHME
Galatasaray e fortë për Liverpoolin, e mposht përsëri në Stamboll

Galatasaray e fortë për Liverpoolin, e mposht përsëri në Stamboll

Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Galata e nis mbarë, Lemina shënon ndaj Liverpoolit

Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare

Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare

“The Guardian” me shkrim të veçantë për Muriqin

“The Guardian” me shkrim të veçantë për Muriqin

Presidenti i FIFA-s jep shifra të frikshme për Botërorin: Kemi 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Presidenti i FIFA-s jep shifra të frikshme për Botërorin: Kemi 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin dhe paraqitet i vetëm në stërvitje

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

E jashtëzakonshme, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Barça, Bayerni e Liverpooli

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Realizoi dy gola ndaj Prishtinës, Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner

Edhe Mauricio Pochettino në listën e dëshirave të Realit për trajner