U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri-dyshohet se e hodhi qëllimisht
Periskopi
13 orë më parë
Share
Një burrë 39-vjeçar është arrestuar në Austri nën dyshimin se ka hedhur në ushqimin për foshnje helm minjsh, në një përpjekje për të zhvatur para nga kompania gjermane HiPP. Sipas prokurorisë në Eisenstadt, i dyshuari akuzohet se ka ndërhyrë në produkte të shpërndara në disa vende, ndërsa detaje të tjera mbi identitetin dhe motivet e […]
Sipas prokurorisë në Eisenstadt, i dyshuari akuzohet se ka ndërhyrë në produkte të shpërndara në disa vende, ndërsa detaje të tjera mbi identitetin dhe motivet e tij nuk janë bërë publike.
Autoritetet konfirmuan se pesë kavanoza të kontaminuara janë zbuluar në Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki.
Në një prej tyre, një kavanoz 190 gramësh me karrota dhe patate, u gjetën rreth 15 mikrogramë helm për minj.
Një hetim shtesë po zhvillohet për një kavanoz të dytë të dyshuar, ndërsa kompania HiPP theksoi se incidenti nuk lidhet me proceset e saj të prodhimit, por është rezultat i një “ndërhyrjeje të jashtme kriminale”, raporton TCh, transmeton Periskopi.
Kompania bëri të ditur se kishte marrë një e-mail kërcënues javën e kaluar nga personi i dyshuar, duke kërkuar para në këmbim të ndalimit të kontaminimit.
Pas marrjes së mesazhit, HiPP njoftoi menjëherë policinë dhe aktivizoi një ekip të brendshëm për menaxhimin e krizës.
Autoritetet dhe kompania nuk kanë bërë publike kërkesat e sakta të shantazhuesit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ka produkte të tjera të prekura dhe për të garantuar sigurinë e konsumatorëve./Periskopi