Carafano sugjeron njohjet para synimeve për NATO e BE: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën
Periskopi
15 orë më parë
Share
Eksperti amerikan i mbrojtjes, James Carafano, i cili punon në “Heritage Foundation”, ka folur edhe për synimet e Kosovës për hyrje në NATO, nismat e fundit në SHBA dhe për rrugën e Kosovës drejt BE’së. Carafano është shprehur skeptik lidhur me procesin e zgjerimit të NATO’s e BE’së, duke sugjeruar që Kosova të merret më […]
Carafano është shprehur skeptik lidhur me procesin e zgjerimit të NATO’s e BE’së, duke sugjeruar që Kosova të merret më shumë me njohjet.
Ai ka thënë se i sugjeron SHBA’së, që të kërkojë veçanërisht nga Greqia, Rumania dhe Qipro, si aleate, ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Nëse jam i sinqertë, nuk mendoj se jemi në një periudhë ku do të shohim shumë zgjerim të NATO-s. Po ashtu, sinqerisht, nuk mendoj se jemi në njëperiudhë ku do të ketë shumë zgjerim të Bashkimit Evropian. Shumë njerëz flasin për Shqipërinë dhe Maqedoninë që të anëtarësohen në NATO. Kjo mund të ndodhë, sepse BE-ja dëshiron të krijojë përshtypjen se po zgjerohet dhe po rritet, por nuk jam i sigurt që kjo është reale”, ka deklaruar ai.
“Prandaj mendoj se ajo që kosovarët duhet të bëjnë është, dhe duhet ta kuptoni këtë: Heritage Foundation, që është think tank ku unë punoj, kur isha zëvendëspresident, ne ishim i pari think tank në Amerikë që e përqafoi dhe mbështeti krijimin e një ushtrie për Kosovën. Ne ishim të parët që promovuam idenë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, por bota është ndryshe nga ajo kohë. Së pari, NATO është kryesisht e dizajnuar për të bërë një gjë: të pengojërusët. Kosova është relativisht larg vijave të frontit. Në kuptimin e forcimit të sigurisë në rajon, NATO mund të mos jetë korniza më e mirë për këtë. Ajo nuk është e dizajnuar për të trajtuar konfliktebrenda rajonit, por për të përballuar kërcënime tëjashtme”, ka shtuar tutje Carafano për T7, transmeton Periskopi.
“Nuk e di nëse BE-ja do të zgjerohet ndonjëherë. Nuk e di nëse BE-ja do të reformohetndonjëherë. Nuk e di nëse BE-ja do të ofrojëpolitika rregullatore që në të vërtetë i nxisin vendettë rriten. Prandaj mendoj se ka shumë mundësi përKosovën të zhvillohet brenda kontekstit të të qenit fjalë për fjalë në mes të Bashkimit Evropian dheNATO-s. Nuk jam i sigurt nëse anëtarësimi ështërealisht i mundshëm, por nuk jam as i sigurt që është aq relevant dhe i rëndësishëm sa ka qenë 10 vite më parë. Ajo që është shumë më e rëndësishme, sipas meje, është njohja e Kosovës nga të gjithëfqinjët e saj evropianë. Dhe një gjë që do t’iasugjeroja Shteteve të Bashkuara, nëse do mëpyesnin unë nuk jam pjesë e qeverisë amerikanedhe nuk flas në emër të saj por sidomos aleatët e rëndësishëm të SHBA-së si Rumania, Greqia dhe Qiproja, mendoj se këto janë vende që absolutisht duhet ta njohin Kosovën”, potencon Carafano./Periskopi