Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut

/cnt/019d53be-181a-7718-a4bf-e4ffc305cb9a__m.webp

A keni vënë re ndonjëherë që dukeni ndryshe pas një dite të gjatë në zyrë? Nuk jeni të vetëm. Një fenomen i ri po qarkullon në rrjetet sociale, i quajtur “Teoria e Ajrit në Zyrë”. TikToker-i Noa Donlan, e cila ka miliona ndjekës, e bëri të njohur këtë fenomen duke treguar se si kalimi i […]

TikToker-i Noa Donlan, e cila ka miliona ndjekës, e bëri të njohur këtë fenomen duke treguar se si kalimi i shumë orëve në zyrë ndryshon dukjen e saj.

“E vërejta për herë të parë kur isha studente, por u bë më e dukshme kur fillova të punoja full-time katër vite më parë,” tha Donlan për PEOPLE. “Dilja nga shtëpia e rregulluar, por kur shihja pasqyren në banjon e zyrës në orën 12:00, lëkura ishte e thatë, flokët (tani të yndyrshëm) të sheshtë, dhe nuk ndihesha si vetja ime më!”

Shkencëtarët tani pohojnë se prapa teorisë mund të fshihet një bazë reale: ajo ngjan me fenomenin e njohur si “sindroma e ndërtesave të sëmura”.

“‘Sindroma e ndërtesave të sëmura’ përshkruan simptomat që mund të zhvillohen pas qëndrimit të gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar,” shpjegoi mikrobiologia Dr. Primrose Freestone nga Universiteti i Leicester për The Conversation.

“Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, marramendje, hundë të bllokuar ose rrjedhëse, kollë të vazhdueshme, irritime të lëkurës ose skuqje, vështirësi për t’u përqendruar dhe lodhje.”

TikToker-i Donlan postoi një video në shkurt, duke treguar ndryshimin e dukjes gjatë ditës, duke captionuar: “Më trego që punon në zyrë pa më treguar.” Qindra përdorues ndanë përvojat e tyre në komente: disa vërenin buzët e thata, flokët e ngrysur, dhëmbë më të verdhë dhe lëkurë të thatë; të tjerët shprehën ndjenjën e shfaqjes së puçrrave të reja gjatë ditës.

Sipas Dr. Freestone, këta njerëz mund të vuajnë nga sindroma e ndërtesave të sëmura, e cila ndodh kryesisht te ata që punojnë në zyra, por edhe në spitale apo ndërtesa të tjera me ajër të kondicionuar. Simptomat zakonisht përkeqësohen me kalimin e kohës në ndërtesë dhe përmirësohen pas largimit.

Dermatologia Dr. Catherine Chang shton se ajri i kondicionuar mund të ndikojë në lagështinë e lëkurës. “Shpesh njerëzit ndihen të thatë në zyrë për shkak të lagështisë së ulët të ajrit. Ajri i kondicionuar heq lagështinë, duke e bërë lëkurën më të thatë dhe duke nxitur vijat e holla dhe rrudhat.”

Lou Sommereux nga Clinica Cosmex paralajmëroi se jetesa në qytet gjithashtu dëmton lëkurën: ndotësit dhe kimikatet depërtojnë thellë dhe shkaktojnë stres oksidativ, duke dobësuar barrierën natyrale të lëkurës. Kjo mund të çojë në pigmentim jo uniform, pore të bllokuara dhe akne, sidomos tek personat me lëkurë të ndjeshme ose ekzema.

Për ata që vuajnë nga lëkura e thatë në zyrë, Dr. Chang rekomandon përdorimin e një humidifikatori, rivendosjen e kremit hidratues gjatë ditës dhe shtimin e acidit hialuronik në rutinën e kujdesit të lëkurës.

Kujdesi i rregullt dhe mbrojtja e lëkurës janë thelbësore për t’u përballur me ndikimet e ajrit të zyrës.

TË NGJASHME
NASA merr dritën jeshile: Rikthimi drejt Hënës pas 50 vitesh

NASA merr dritën jeshile: Rikthimi drejt Hënës pas 50 vitesh

Pse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion në televizorin tuaj?

Pse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion në televizorin tuaj?

Siguria e fëmijëve, Komisioni Evropian nis hetim ndaj Snapchat për shkelje të ligjeve të sigurisë dixhitale

Siguria e fëmijëve, Komisioni Evropian nis hetim ndaj Snapchat për shkelje të ligjeve të sigurisë dixhitale

Shikon video gjatë vozitjes: Ky është një rrezik i ri në rritje

Shikon video gjatë vozitjes: Ky është një rrezik i ri në rritje

Kosova e 91-ta në botë për siguri kibernetike, shumë prapa Shqipërisë

Kosova e 91-ta në botë për siguri kibernetike, shumë prapa Shqipërisë

Instagram i jep fund privatësisë së plotë: Çfarë do ndodhë me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

Instagram i jep fund privatësisë së plotë: Çfarë do ndodhë me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

BYD dëshiron të garojë në F1

BYD dëshiron të garojë në F1

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Samsung prezanton funksionin “Inactivity Restart”

Mira Murati firmos marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha në botë

Mira Murati firmos marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha në botë

Këto janë disa prej veturave që shpenzojnë më së paku naftë

Këto janë disa prej veturave që shpenzojnë më së paku naftë