Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie, kaq është montalisht

/cnt/019c9630-7fd0-7985-ac77-e167e1c84300__m.webp

Bitcoini ra nën 63.000 dollarë gjatë fundjavës, pas lajmit për një sulm të përbashkët ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke tronditur tregjet globale financiare Në vetëm 24 orë, kriptomonedha më e njohur humbi mbi gjashtë për qind të vlerës së saj, duke fshirë pjesë të rimëkëmbjes së fundit dhe duke thelluar humbjet për […]

Në vetëm 24 orë, kriptomonedha më e njohur humbi mbi gjashtë për qind të vlerës së saj, duke fshirë pjesë të rimëkëmbjes së fundit dhe duke thelluar humbjet për këtë vit.

Përveç Bitcoin-it, edhe kriptomonedhat e tjera të mëdha, si Ethereum, shënuan humbje të ngjashme. Analistët vlerësojnë se kjo është një reagim klasik i investitorëve, të cilët në kohë pasigurie gjeopolitike tërheqin kapitalin nga asetet më të paqëndrueshme dhe e kanalizojnë drejt instrumenteve më të sigurta.

Shtesa e presionit erdhi edhe nga vetë struktura e tregut të kriptove. Më shumë se 450 milionë dollarë në pozicione derivatesh u likuiduan brenda 24 orëve të fundit, ku investitorët që kishin bastuar në rritje të çmimeve pësuan më së shumti. Ky proces i likuidimit automatik shtoi më tej ritmin e rënies.

Ndërkohë, asetet tradicionale “të sigurta” për kapitalin u vlerësuan. Çmimi i arit kaloi 5.000 dollarë për një ons, ndërsa kërkesa për bono shtetërore amerikane u rrit. Kjo tregon se investitorët në situata krize vazhdojnë t’u besojnë më shumë formave tradicionale të ruajtjes së kapitalit sesa kriptomonedhave.

TË NGJASHME
Hidheni këtë kabllo menjëherë – si ta dalloni karikuesin që po ju dëmton ngadalë telefonin

Hidheni këtë kabllo menjëherë – si ta dalloni karikuesin që po ju dëmton ngadalë telefonin

Tim Cook largohet nga posti i CEO-së së Apple, John Ternus pasuesi i tij

Tim Cook largohet nga posti i CEO-së së Apple, John Ternus pasuesi i tij

Momenti dramatik kur Artemis II ulet në Paqësor pas misionit historik

Momenti dramatik kur Artemis II ulet në Paqësor pas misionit historik

Google Maps tregon sa vonë po vonohet autobusi juaj

Google Maps tregon sa vonë po vonohet autobusi juaj

Fotot e Tokës nga perspektiva e Hënës – si ishte më 1968 dhe si është tani

Fotot e Tokës nga perspektiva e Hënës – si ishte më 1968 dhe si është tani

Studimi alarmues: ChatGPT po dëmton mënyrën se si mendoni

Studimi alarmues: ChatGPT po dëmton mënyrën se si mendoni

Ja sa kushtojnë rrobat hapësinore të Artemis 2, shifra marramendëse nga NASA

Ja sa kushtojnë rrobat hapësinore të Artemis 2, shifra marramendëse nga NASA

Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës – dhe tani po kthehen në Tokë

Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës – dhe tani po kthehen në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës

NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës

0:000:00