Rexhbeçaj drejt klubit të njohur gjerman

/cnt/019d872e-4a8b-7a06-aefb-120dba059dfb__m.webp

E ardhmja e Elvis Rexhbeçajt mund ta marrë sërish drejtimin e njohur. Magazina gjermane “Kicker” raporton se mesfushori koosvar është pranë rikthimit te VfL Wolfsburg, klub ku u formua dhe ku i bëri hapat e parë në futbollin profesionist, përcjell Sipas të njëjtit burim, lojtari i FC Augsburg është një nga emrat kryesorë në planet […]

Magazina gjermane “Kicker” raporton se mesfushori koosvar është pranë rikthimit te VfL Wolfsburg, klub ku u formua dhe ku i bëri hapat e parë në futbollin profesionist, përcjell

Sipas të njëjtit burim, lojtari i FC Augsburg është një nga emrat kryesorë në planet e Wolfsburgut për sezonin e ardhshëm.

Transferimi mund të realizohet gjatë verës, duke qenë se Rexhbeçaj është drejt largimit nga Augsburgu në përfundim të kontratës.

Mesfushori 28-vjeçar shihet si një element i rëndësishëm për rindërtimin e skuadrës, në një moment delikat për klubin gjerman, i cili synon ta hapë një cikël të ri dhe të rikthehet në nivele më të larta konkurruese.

Rexhbeçaj nuk është një emër i panjohur për Wolfsburgun: ai u rrit në akademinë e klubit dhe më pas arriti deri te skuadra e parë, përpara se të kalonte në disa aventura të tjera në Bundesliga.

Në sezonet e fundit ai është aktivizuar rregullisht me Augsburgun, duke qenë një nga mesfushorët më të qëndrueshëm të skuadrës dhe një profil me eksperiencë në elitën e futbollit gjerman.

Në rast se marrëveshja finalizohet, ky do të ishte një rikthim simbolik për lojtarin, i cili mund të bëhet një nga figurat kyçe në projektin e ri të Wolfsburgut. /Gazeta Express

TË NGJASHME
Mbappe e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

Mbappe e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Konfirmime nga Meksika: FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për të mos luajtur në SHBA

Konfirmime nga Meksika: FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për të mos luajtur në SHBA

”Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

”Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

Agim Ademi: Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!

Agim Ademi: Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!

Marca i kushton poemë Vedat Muriqit: “Mbreti Pirat” që mbron ishullin me gola

Marca i kushton poemë Vedat Muriqit: “Mbreti Pirat” që mbron ishullin me gola

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

0:000:00