Mbappe e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

/cnt/019cfbdd-6207-7afb-9cfa-00a180c2c513__m.webp

Lajm pozitiv për Real Madridin në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve. Kylian Mbappé është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse ende e mban një fashë në vetull pas lëndimit të fundit, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell Express. Sulmuesi francez ishte në dyshim pas goditjes që e […]

Kylian Mbappé është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse ende e mban një fashë në vetull pas lëndimit të fundit, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell Express.

Sulmuesi francez ishte në dyshim pas goditjes që e mori në ndeshjen ndaj Gironës në La Liga, ku e pësoi një çarje mbi vetullën e djathtë dhe iu desh ndërhyrje mjekësore me qepje.

Për këtë arsye, ai kishte munguar në seancat e mëparshme stërvitore.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit, Mbappé është rikthyer në fushë dhe është stërvitur normalisht me ekipin, duke e mbajtur një mbrojtje (fashë) në zonën e dëmtuar.

Ky është një sinjal shumë inkurajues për “Los Blancos”, të cilët kanë nevojë për yllin e tyre në maksimumin e formës për sfidën ndaj Bayern Munich në Champions, ku do ta synojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit çerekfinale, transmeton Periskopi.

Edhe pse ende mund të ndiejë pak shqetësim, rikthimi i tij në stërvitje tregon se prania e tij në ndeshjen e ardhshme nuk është në dyshim dhe ai pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë në Munich.

TË NGJASHME
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Rexhbeçaj drejt klubit të njohur gjerman

Rexhbeçaj drejt klubit të njohur gjerman

Konfirmime nga Meksika: FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për të mos luajtur në SHBA

Konfirmime nga Meksika: FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për të mos luajtur në SHBA

”Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

”Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

Agim Ademi: Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!

Agim Ademi: Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!

Marca i kushton poemë Vedat Muriqit: “Mbreti Pirat” që mbron ishullin me gola

Marca i kushton poemë Vedat Muriqit: “Mbreti Pirat” që mbron ishullin me gola

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

0:000:00