Konfirmime nga Meksika: FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për të mos luajtur në SHBA

/cnt/019d872e-5bbd-7ee8-8d75-d7b1aaaf005f__m.webp

Vijnë konfirmime të rëndësishme në lidhje me Botërorin 2026. FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për t’i zhvendosur ndeshjet e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Meksikës, pavarësisht tensioneve politike dhe shqetësimeve për sigurinë. Federata iraniane e futbollit kishte kërkuar që ndeshjet e fazës së grupeve të mos zhvilloheshin në territorin amerikan, […]

FIFA e ka refuzuar kërkesën e Iranit për t’i zhvendosur ndeshjet e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Meksikës, pavarësisht tensioneve politike dhe shqetësimeve për sigurinë.

Federata iraniane e futbollit kishte kërkuar që ndeshjet e fazës së grupeve të mos zhvilloheshin në territorin amerikan, duke propozuar që ato të luheshin në Meksikë.

Megjithatë, organi më i lartë i futbollit botëror ka vendosur të mos e ndryshojë planin fillestar, përcjell Periskopi.

Konfirmimi ka ardhur nga presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila ka bërë të ditur se FIFA nuk e ka pranuar ndryshimin e vendeve të ndeshjeve.

“FIFA ka vendosur që ndeshjet nuk mund të zhvendosen nga vendet e përcaktuara fillimisht”, ka deklaruar ajo gjatë një konference për shtyp.

Sipas saj, një vendim i tillë do të sillte komplikime të mëdha logjistike për organizimin e turneut, i cili do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Irani kishte shprehur shqetësime për sigurinë dhe situatën politike, duke e kërkuar një alternativë për t’i zhvilluar ndeshjet e tij jashtë territorit amerikan.

Megjithatë, FIFA ka mbetur e vendosur në qëndrimin e saj, duke konfirmuar se kalendari dhe vendet e zhvillimit të ndeshjeve do të mbeten të pandryshuara.

Kështu, sipas planit aktual, Irani do t’i luajë ndeshjet e fazës së grupeve në SHBA, ku është parashikuar të përballet me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re në kuadër të Botërorit 2026.

TË NGJASHME
Mbappe e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

Mbappe e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Rexhbeçaj drejt klubit të njohur gjerman

Rexhbeçaj drejt klubit të njohur gjerman

”Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

”Po shpaguaj borxhin ndaj fanellës”, Muriqi ka disa fjalë pas thyerjes së rekordit të Eto’os

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

“Muriqi për Top të Artë”, thirrjet e bashkëlojtarëve pas ndeshjes për sulmuesin kosovar (VIDEO)

Agim Ademi: Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!

Agim Ademi: Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!

Marca i kushton poemë Vedat Muriqit: “Mbreti Pirat” që mbron ishullin me gola

Marca i kushton poemë Vedat Muriqit: “Mbreti Pirat” që mbron ishullin me gola

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

HISTORIKE: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, e kalon legjendarin Eto’o

0:000:00