Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

/cnt/019cd7f5-ffc7-7f46-ac5b-bbfaa08417a7__m.webp

Skuadrat kombëtare mbyllën një fushatë tjetër kualifikuese siç ishte ajo e Botërorit 2026. Një pjesë e mirë festoi, por shumica u zhgënjyen pasi nuk arritën objektivat e tyre. Mbrëmjen e së martës u luajtën ndeshjet që dhanë verdiktet e tyre përsa i përket skuadrave të kualifikuara, por u luajtën edhe ndeshje miqësore. Momente këto që […]

Një pjesë e mirë festoi, por shumica u zhgënjyen pasi nuk arritën objektivat e tyre.

Mbrëmjen e së martës u luajtën ndeshjet që dhanë verdiktet e tyre përsa i përket skuadrave të kualifikuara, por u luajtën edhe ndeshje miqësore. Momente këto që sollën ndryshime në klasifikimin e FIFA në krahasim me atë të pak ditëve më parë.

Kështu kombëtarja shqiptare që zhgënjeu në miqësoren me Ukrainën ra edhe një pozicion në renditje dhe tani e sheh veten në vendin e 64 me 1388.06 pikë, 3.58 pikë më parë se në renditjen e javës së kaluar.

Ndryshe ndodhi me Kosovën që fitoi një pozicion duke u ngjitur në vendin e 78 pavarësisht humbjes së dhimbshme me Turqinë në finalen e playoffit. Skuadra dardane shkon në kuotën e 1318.83 pikë, 6.60 pikë më pak në krahasim me klasifikimin paraardhës.

Ndryshime ka edhe në krye të klasifikimit, pasi tani në vendin e parë është ngjitur Franca që fitoi në miqësoren me Kolumbinë 3-1 duke zbritur në vendin e dytë Spanjën që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Egjiptin.

Ndërsa vendin e tretë vazhdon ta mbajë Argjentina, e ndjekur nga Anglia, Portugalia dhe Brazili. Italia vazhdon të qëndrojë jashtë dhjetëshes më të mirë, megjithatë Të Kaltrit pavarësisht se u eliminuan nga Bosnja në playoffin e Botërorit kanë fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 12.

TË NGJASHME
Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se që ka pasur mospërputhje të kohës: Janë tërhequr disa njehsorë

Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se që ka pasur mospërputhje të kohës: Janë tërhequr disa njehsorë

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim

Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët janë të saktë, s’ka manipulim

Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët janë të saktë, s’ka manipulim

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës