Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

/cnt/019d49f5-fb2e-7052-9bc2-206d0f043ab8__m.webp

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në zyrën doganore të brendshme në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një mauneje që ishte në procedurë doganore, një person fizik, shtetas i huaj, është vërejtur duke nxjerrë dy pako nga kabina e mjetit transportues. […]

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një mauneje që ishte në procedurë doganore, një person fizik, shtetas i huaj, është vërejtur duke nxjerrë dy pako nga kabina e mjetit transportues. Ky veprim ka ngritur dyshime tek zyrtarët doganorë, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të kryer kontroll të detajuar.

Pas kontrollit fizik të pakove, është konstatuar se ato përmbanin gjithsej 896 copë produkte të llojit “MOSPORT 500”, të cilat përdoren për trajtime mjekësore.

Gjatë verifikimeve shtesë, autoritetet kanë bërë të ditur se plumbat doganorë dhe litari sigurues i mjetit nuk kishin pësuar dëmtime, ndërsa mjeti kishte qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme doganore.

Vlera e përgjithshme e mallit të padeklaruar është vlerësuar rreth 26,700.80 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm të mallit dhe procedimin e mëtejmë të rastit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoritetet doganore theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke parandaluar futjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe potencialisht të rrezikshme.

 

TË NGJASHME
Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se që ka pasur mospërputhje të kohës: Janë tërhequr disa njehsorë

Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se që ka pasur mospërputhje të kohës: Janë tërhequr disa njehsorë

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim

Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët janë të saktë, s’ka manipulim

Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët janë të saktë, s’ka manipulim

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës