U bë viral në media, martohet polici shqiptar i Deçanit që shërben në New York

/cnt/019d49f5-f724-799e-83bd-4679e3f169fc__m.webp

Në një atmosferë festive dhe plot traditë, dje në New York u zhvillua një dasmë madhështore ku kurorëzoi dashurinë e tij polici shqiptar Alban Lekaj. Me prejardhje nga Deçani, por i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Albani festoi këtë moment të rëndësishëm pranë familjarëve dhe miqve të shumtë. Ai u […]

Me prejardhje nga Deçani, por i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Albani festoi këtë moment të rëndësishëm pranë familjarëve dhe miqve të shumtë.

Ai u martua me Ariella Gjonbalaj, e lindur në New York, me rrënjë familjare nga Plava e Malit të Zi. Çifti organizoi një ceremoni të veçantë ku morën pjesë mbi 400 të ftuar, duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të vërtetë shqiptare në diasporë.

Dasma u zhvillua sipas traditave të Dukagjinit, duke përfshirë elemente autentike të kulturës shqiptare, që nga veshjet tradicionale, muzika e deri tek zakonet e trashëguara ndër breza.

Kjo dasmë është një dëshmi e gjallë se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të ruajnë dhe kultivojnë identitetin e tyre kulturor. Martesa mes shqiptarëve dhe respektimi i traditave kombëtare mbeten një shembull i fortë i lidhjes me origjinën dhe vlerat tona.

TË NGJASHME
Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim

Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët janë të saktë, s’ka manipulim

Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët janë të saktë, s’ka manipulim

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

Zbulohet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës