PRESIDENTI || S`ka takim me PDK’në – Kurti udhëton jashtë vendit, kaq ditë do të qëndroj

/cnt/019d6d30-85f9-7cec-a4a4-10f5d16ac4a9__m.webp

Kur kanë mbetur më pak se 19 ditë deri në zgjedhjen e Presidentit të ri ose vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, partia që ka dal e para në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje po duket se nuk e ka me shumë urgjencë takimet me partitë opozitare për këtë çështje, raporton Periskopi. Përveç një […]

Përveç një takimi që ka pasur Albin Kurti kryetar i LVV`së, të hënën me shefin e LDK`së, Lumir Abdixhiku, Kurti nuk ka lëvizur për një takim të ngjashëm edhe me liderin e PDK`së Bedri Hamza.

As në tri ditët e ardhshme, nuk pritet të ketë takim Kurti Hamza për çështjen e Presidentit për arritjen e një marrëveshjeje potenciale duke shmagur kështu zgjedhjet e reja.

Burime të Periskopit kanë thënë se Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit do të udhëtojë për vizitë zyrtare nesër për në Britaninë e Madhe.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëser 9 prill do të udhëtojë drejt Londrës në një takim zyrtar, ku do të qëndroj deri më 11 prill”, ka thënë një burim i Periskopit brenda Qeverisë së Kosovës.

Kësisoj i bie që edhe në tri ditët e ardhshme nuk do të ketë takim me kryetarin e PDK`së, Bedri Hamza në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për Presidentit.

Takimi i fundit i Kurtit me kryetarin e LDK`së Lumir Abdixhiku të hënën që shkoi nuk prodhoi asnjë rezultat konkretë.

Shefi i Qeverisë, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas takimit tha se për Presidentin duhen më së paku 84 ose 85 numra në Kuvendin e Kosovës.

Përderisa Abdixhiku tha se një parti politike siç është VV nuk mund t`i takojnë tri pozitat kryesore shtetërore, si kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Presidenti.

Përvçes se deklarimeve publike se do ta takojë shefin e PDK`së Bedri Hamza, Kurti nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Nga PDK disa herë kanë thënë se para takimit Kurti duhet të nis ftesë zyrtare në adresë të PDK’së me arsyetimin se duhet të mblidhen në organet drejtuese të partisë për ta shqyrtuar krejt këtë situatën me Presidentin dhe takimi kokë me kokë me liderin e VV`së.

Periskopi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës një përgjigje për agjenden ose takimet e Kurtit në këtë qëndrim dy ditore në Londër, por deri në publikimin e këtij tekstit nuk ka marrë përgjigje./Periskopi/

Matoshi: Kurtit i duhet një President pa bosht kurrizor e pa dhëmbë, një butak që mbanë një karrige si marionetë e tij

Përfundon takimi, s’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku

Kurti sërish e përjashton LDK nga kombinimi për President: Na duhen së paku 84 ose 85 vota

Hamza i përgjigjet Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

 

TË NGJASHME
Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Bedri Hamza i dërgon letër pas Osmanit edhe Haxhiut: Kërkon anëtarin e dytë në KQZ

Bedri Hamza i dërgon letër pas Osmanit edhe Haxhiut: Kërkon anëtarin e dytë në KQZ

“Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën” – Prokuroria jep detaje për rastin tronditës në Gjakovë

“Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën” – Prokuroria jep detaje për rastin tronditës në Gjakovë

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

“Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë”, përplasje për ekspozitën, Zemaj – Kollçakut: Për keqardhje

“Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë”, përplasje për ekspozitën, Zemaj – Kollçakut: Për keqardhje