“Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë”, përplasje për ekspozitën, Zemaj – Kollçakut: Për keqardhje

/cnt/019d6d30-9b4f-76cc-a195-98aa41013fc8__m.webp

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione ka mbajtur sot mbledhjen, ku ka qenë i pranishëm edhe Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. Në këtë takim pati përplasje mes kryetares Fatmire Mulhaxha – Kollçaku dhe anëtarit të këtij komisioni, deputetit të […]

Në këtë takim pati përplasje mes kryetares Fatmire Mulhaxha – Kollçaku dhe anëtarit të këtij komisioni, deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, kur ky i fundi foli për çështjen e ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit.

Ishte Hoti, ai i cili fillimisht tha që nuk ka qenë e drejtë që dikasterit të tij i është drejtuar gishti për këtë situatë, duke thënë se s’ka përgjegjësi dhe se ka bërë thirrje menjëherë që të ndërmerren veprime nga Prokuroria.

Pas deklaratës së tij, Zemaj ishte ai që tha se Hoti nuk e ka detyrë vetëm të reagojë, por edhe të marrin masa ekzekutive.

“Ju keni mandat ekzekutiv, por masa politike – ekzekutive, dhe për me kërku financim nga taksat dhe qëllimin me evidentu, juve ua kanë delegu këtë kompetencë. “

Këtu, ndërhyri Mulhaxha – Kollçaku, e cila i tha: “Mos vazhdo me bo politikë, të lutem.”

Deputeti i LDK-së, iu kundërpërgjigj menjëherë.

“Nuk ka politikë këtu kryetare, nuk ka politikë. Ka fakte, ka ekszitu një ekspozitë dhe na kërkojmë mos me pasë pasoja ma shumë. “

Megjithatë, kryetarja e Komisionit ia përmendi lejen e komunës për ekspozitë.

“A ke kërku përgjigje institucionale nga kryetari i Komunës për lejen për vendosje të ekspozitës dhe anëtari i juaj i kryesisë, që e ka votu buxhetin dhe arsyetohet se nuk e ka ditë kush është autori.”

Zemaj iu drejtua duke i thënë se: “Qaq shumë po i banalizon temat, sa temat historike i ktheni në çështje politike. Është për keqardhje.”

Mulhaxha – Kollcaku: Për keqardhje je ti, që po bën politikë me këto tema, po e ndërlidh aty ku s’duhet, se këshilltar i kujt ka qenë. Ju doni me hedhë gurin. Një njeri që në kohë është shkarku. [I referohet Shkëlzen Gashit].

Zemaj ia ktheu se “Këshilltar i kujt ka qenë?”, por deputetja e VV-së nuk u përgjigj.

TË NGJASHME
Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Bedri Hamza i dërgon letër pas Osmanit edhe Haxhiut: Kërkon anëtarin e dytë në KQZ

Bedri Hamza i dërgon letër pas Osmanit edhe Haxhiut: Kërkon anëtarin e dytë në KQZ

“Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën” – Prokuroria jep detaje për rastin tronditës në Gjakovë

“Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën” – Prokuroria jep detaje për rastin tronditës në Gjakovë

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje