Bedri Hamza i dërgon letër pas Osmanit edhe Haxhiut: Kërkon anëtarin e dytë në KQZ

/cnt/019d6d30-8fd8-7921-9619-c47838641234__m.webp

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në letrën e dërguar, PDK thekson se përbërja e KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i […]

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në letrën e dërguar, PDK thekson se përbërja e KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i partisë me dy anëtarë në këtë institucion nuk është një çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.

Gjithashtu, PDK thekson rëndësinë e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës kjo parti ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, duke garantuar barazi dhe balancë mes subjekteve politike.

Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Sipas PDK-së, në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen proporcionalisht sipas madhësisë së grupeve.

TË NGJASHME
Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

“Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën” – Prokuroria jep detaje për rastin tronditës në Gjakovë

“Babai dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën” – Prokuroria jep detaje për rastin tronditës në Gjakovë

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia jep detaje për kamionin që u dogj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Të pasurit lënë Dubai-n, Milano bëhet destinacioni i ri luksoz

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

“Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë”, përplasje për ekspozitën, Zemaj – Kollçakut: Për keqardhje

“Ish-këshilltar i Kurtit ka qenë”, përplasje për ekspozitën, Zemaj – Kollçakut: Për keqardhje