Orari i Kupës së Botës 2026: Ekipet e kualifikuara, grupet e datat e ndeshjeve

/cnt/019d49f5-f718-7146-a68f-d4dc9c81e6f0__m.webp

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. “Play-Off”-i kualifikues për Kupën e Botës 2026 ka përfunduar dhe tani dihet lista e plotë e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në turneun e kësaj vere në Amerikën e Veriut. […]

“Play-Off”-i kualifikues për Kupën e Botës 2026 ka përfunduar dhe tani dihet lista e plotë e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në turneun e kësaj vere në Amerikën e Veriut.

Gjatë shortit të Kupës së Botës në dhjetor, 42 ekipe që ishin kualifikuar u vendosën në grupet e tyre përkatëse.

Gjashtë vende të tjera u plotësuan nga fituesit e finaleve të “play-off”-it, shkruan “Gazeta Express”.

Shtetet e Bashkuara, që u kualifikuan automatikisht si një nga vendet pritëse të turneut, ishin vendosur tashmë në Grupin D.

Ata do ta nisin turneun më 12 qershor në stadiumin SoFi në Inglewood të Kalifornisë kundër Paraguait.

Më pas do të përballen me Australinë dhe në ndeshjen e fundit të grupit do të luajnë kundër Turqisë, e cila u kualifikua pasi e mposhti Kosovën mbrëmë.

Kanadaja ndodhet në Grupin B dhe do ta nisë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës më 12 qershor në BMO Field në Toronto.

Dy ndeshjet e tjera të fazës së grupeve do t’i zhvillojë kundër Katarit dhe Zvicrës.

Meksika do ta presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës më 11 qershor kundër Afrikës së Jugut në Estadio Azteca në Mexico City.

Bashkë-organizatorët do të përballen gjithashtu me Korenë e Jugut dhe Çekinë në Grupin A.

Ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës 2026

AFC (Azia): Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani, Iraku.

CAF (Afrika): Algjeria, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gana, Maroku, Senegali, Afrika e Jugut, Tunizia, Republika Demokratike e Kongos.

CONCACAF: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Meksika, Curaçao, Haiti, Panama.

CONMEBOL (Amerika e Jugut): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai.

OFC: Zelanda e Re.

UEFA (Evropa): Anglia, Franca, Kroacia, Norvegjia, Portugalia, Gjermania, Holanda, Austria, Belgjika, Skocia, Spanja, Zvicra, Suedia, Turqia, Bosnjë dhe Hercegovina, Çekia.

Formati i Kupës së Botës 2026

48 ekipet kombëtarejanë ndarë në 12 grupe me nga katër skuadra.

Çdo ekip do t’i luajë tri ndeshje në grup, për t’u përcaktuar se cilat kombëtare do të kalojnë në fazën me eliminim direkt.

Në total, 32 skuadra do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt pas përfundimit të fazës së grupeve.

Dy vendet e para të çdo grupi do të kalojnë më tej, së bashku me tetë vendet më të mira të treta.

Kriteret për renditje në rast barazimi janë:

  1. Diferenca e golave
  2. Golat e shënuar
  3. Ndeshjet direkte
  4. ‘Fair-Play’
  5. Shorti.

Për këtë Kupë Bote, FIFA i ka bërë disa ndryshime.

Për ta ruajtur balancën konkurruese, janë krijuar dy rrugë drejt gjysmëfinaleve, në mënyrë që ekipet e mëdha të mos përballen para finales nëse i fitojnë grupet e tyre.

Për shembull, Spanja (dhe kampionia në fuqi Argjentina janë vendosur në rrugë të ndryshme të shortit.

E njëjta gjë vlen edhe për Francën dhe Anglinë.

Grupet e Kupës së Botës 2026

Grupi A
Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia.

Grupi B
Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Katari, Zvicra.

Grupi C
Brazili, Maroku, Haiti, Skocia.

Grupi D
Shtetet e Bashkuara, Paraguai, Australia, Turqia.

Grupi E
Gjermania, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuadori.

Grupi F
Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia.

Grupi G
Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re.

Grupi H
Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai.

Grupi I
Franca, Senegali, Iraku, Norvegjia.

Grupi J
Argjentina, Algjeria, Austria, Jordania.

Grupi K
Portugalia, Kongo, Uzbekistani, Kolumbia.

Grupi L
Anglia, Kroacia, Gana, Panama.

TË NGJASHME
Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Gallapeni: Humbje që dhemb, por ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë

Gallapeni: Humbje që dhemb, por ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë

Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Infantino e konfirmon: Irani do të jetë e do të luajë në SHBA

Infantino e konfirmon: Irani do të jetë e do të luajë në SHBA

Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

“300 deri 400 mijë kërkesa për bileta” – Agim Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare

“300 deri 400 mijë kërkesa për bileta” – Agim Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare

Gjashtë yjet e mëdhenj që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës 2026

Gjashtë yjet e mëdhenj që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës 2026

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Krenari për Leonin, Albin dhe Fisnin!

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Krenari për Leonin, Albin dhe Fisnin!

Iraku rishkroi historinë, u kualifikua për Kupën e Botës pas një pritjeje 40-vjeçare

Iraku rishkroi historinë, u kualifikua për Kupën e Botës pas një pritjeje 40-vjeçare

“Kush nuk kërcen, është mysliman”, thirrjet skandaloze të tifozëve të Spanjës ndaj Egjiptit

“Kush nuk kërcen, është mysliman”, thirrjet skandaloze të tifozëve të Spanjës ndaj Egjiptit