“Muriqi gjysmë-turku që krejt informacionet ua ka dhënë turqve”, ylli dardan iu përgjigjet ashpër akuzave të tifozit kosovar

/cnt/019d49f5-fe98-7925-bbbe-4c7675567cca__m.webp

Një tifoz kosovar ka hedhur akuza të rënda ndaj kapitenit të mbrëmshëm të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Ky tifoz e ka quajtur yllin kosovar si gjysmë-turk dhe e akuzon atë se iu ka dhënë informata turqve para lojës me Kosovën, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve […]

Një tifoz kosovar ka hedhur akuza të rënda ndaj kapitenit të mbrëmshëm të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ky tifoz e ka quajtur yllin kosovar si gjysmë-turk dhe e akuzon atë se iu ka dhënë informata turqve para lojës me Kosovën, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve informacionet dhe krejt taktikat se qysh ka me u zhvillu loja. Shkon ju fol e i përqaf krejt lojtarët turq para lojës. Bile te kish shit lojën, kish fitu pare. Edhe në Ulqin e kom pas në hotel, me krejt familjen folshin turqisht”, u shpreh tifozi për Klan Kosova.

E ndaj këtij postimi dhe ndaj akuzave të tifozit ka komentuar vetë ylli i Mallorcas, i cili nuk i ka kursyer fjalët.

“Marre të qoft. Me mëndu qe një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kombëtaren e Kosovës”, shkroi ndër të tjera sulmuesi më i mirë që e ka pasur ndonjëherë Kombëtarja e Kosovës.

Kosova fatkeqësisht u mposht mbrëmë nga Turqia 0:1 në finale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

Muriqi nga ana e tij u angazhua maksimalisht, por fatkeqësisht nuk ia doli të shënonte.

Ndonëse nuk ka shënuar gola në ndeshjet e fundit me Dardanët, Muriqi mbetet njëri prej liderëve të ekipit.

TË NGJASHME
Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Gallapeni: Humbje që dhemb, por ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë

Gallapeni: Humbje që dhemb, por ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë

Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Infantino e konfirmon: Irani do të jetë e do të luajë në SHBA

Infantino e konfirmon: Irani do të jetë e do të luajë në SHBA

Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

Renditja e FIFA`s pas kualifikimeve për Botëror, ja në cilat pozita gjenden Kosova dhe Shqipëria

“300 deri 400 mijë kërkesa për bileta” – Agim Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare

“300 deri 400 mijë kërkesa për bileta” – Agim Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare

Gjashtë yjet e mëdhenj që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës 2026

Gjashtë yjet e mëdhenj që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës 2026

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Krenari për Leonin, Albin dhe Fisnin!

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Krenari për Leonin, Albin dhe Fisnin!

Iraku rishkroi historinë, u kualifikua për Kupën e Botës pas një pritjeje 40-vjeçare

Iraku rishkroi historinë, u kualifikua për Kupën e Botës pas një pritjeje 40-vjeçare

“Kush nuk kërcen, është mysliman”, thirrjet skandaloze të tifozëve të Spanjës ndaj Egjiptit

“Kush nuk kërcen, është mysliman”, thirrjet skandaloze të tifozëve të Spanjës ndaj Egjiptit